Dita e 8-të e grevës, Qafzezi: Gjendja shëndetësore e rënduar, por rezistojmë

Tiranë-Të larguarit nga administrata kanë hyrë sot në ditën e tetë të grevës së urisë në çadrat e ngritura në lulishten pranë kryeministrisë, me kërkesën e tyre për t’u rikthyer në punë.Ora 10:35 grevisti Mahir Reçi dërgohet në spital.Njëri prej grevistëve ka lënë çadrën e grevës së urisë pasi nuk është ndier mirë me shëndetin dhe ka pasur luhatje me tensionin. Mahir Reçi, ish-punonjës i mirëmbajtjes te konvikti i Inxhinierisë së Ndërtimit është dërguar me ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.Ndërkohë më herët në një intervistë pë Ora News, Nertila Qafzezi u shpreh se gjendja e grevistëve është e rënduar, por që ata janë të vendosur për të vazhduar misionin e tyre deri në fund.“Gjendja shëndetësore e grevistëve është e rënduar, janë në ditën e 8-të grevës, janë të lodhur, marrje mendsh, thimbje stomaku. Një prej grevistëve është edhe invalid dhe ditën e djeshme ka pasur probleme shëndetësore. Sokolit i mungon një krah dhe është cilësuar si invalid. Personat e tjerë janë me luhatje tensioni. Petrit Fejzullai është në gjendje më të vështirë.”Kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata shprehet se për shëndetin e tyre kujdesen 2 mjekë që janë larguar nga puna dhe që kryejnë punë vullnetare.E pyetur nëse ata kanë patur kontakte me dike për kërkesën e tyre Qafzezi u shpreh se “kemi pasur takim me një përfaqësues të Ambasadës Amerikanë i cili u shpreh se shqetësimin tona do ta konsultonte me ambasadorin Arvizu. Ne i kemi bërë thirrje ambasadorëve që të vijnë të na shikojnë dhe më pas të dialogojnë me kryeministrin. Nëse nuk ka dialog me kryeministrin ne jemi të vendosur të qëndrojme deri në fund këtu."Qafzezi është shprehur se është larguar nga puna padrejtësisht pasi e ka fituar gjyqin."Unë jam larguar për ristrukturim, është e turpshme për një ministër të dali dhe të lexojë vërejtje të pavlera."Mesditën e djeshme grevës së urisë iu bashkuan edhe 5 policë të liruar nga detyra në vitin 2013, çka e çuan numrin e grevistëve në 19.