Pakistan, vrasje me gurë për martesë pa leje

Një grua pakistaneze është vrarë me gurë nga familjarët e saj, jashtë ambjenteve të Gjykatës së Lartë në Lahore, pas martesës së kryer pa dëshirën e tyre.Sipas raportimeve të policisë 30 vjeçarja Farzana Bibi , ka pësuar vdekje të menjëhershme pas goditjeve me gur dhe shkopinj.Menjëherë pas mbërritjes së saj në Gjykatë, një numër i konsiderueshëm të afërmish e kanë goditur paraë godinës atë dhe bashkëshortin e saj, i cili ka mundur të arratiset.Babai i 30 vjeçares është vetdorëzuar në polici, ndërsa vëllezërit dhe nuset e tyre ndodhen akoma në gjendje të lirë.Prindërit e 30 vjeçares, kanë akuzuar bashkëshortin e saj, Muhammad Iqbal, për rrëmbimin e vajzës sw tyre dhe martesën pa aprovimin e tyre.Martesat pa dëshirën e familjarëve janë të pa pranueshme në disa zona të Pakistanit dhe sipas lligjit familjarët e viktimave kanë të drejtën e faljes së vrasësit. Por gjatë shumicës së rasteve janë vetë familjarët përgjegjes për vrasjet e tyre.Sipas korispodentëve mbi 100 vajza dhe gra vriten çdo vitë nga familjarët e tyre në Pakistan për çështje nderi, por pjesa më e madhe e tyre rezultojnë të pa raportuara.