Kore e Jugut, zjarr në një spital, mbi 20 të vdekur
Kore e Jugut- Të paktën 20 pacientë dhe një infermiere kanë mbetur të vdekur në një spital në Janseong të Koresë së Jugut, ndërsa 6 persona të tjerë janë në gjendje kritike për jetën pas zjarrit që përfshiu spitalin Hyosarang, rreth 300 kilometra në jug të Seulit.Shumica e pacientëve ishin të moshës 70 - 80 vjeç dhe ndodheshin në shtratin e tyre. Zyrtarët vendas kanë thënë se shumica e viktimave kanë vdekur si pasojë e gazrave toksike. Mësohet se zjarri në ndërtesë është shuar brenda 30 minutave. Mediat vendase raportojnë se zjarri ka rënë në katin e dytë të një ndërtese 3-katëshe dhe pacientët, të cilët ndodheshin në katin e tretë nuk kanë mundur të evakuohen dhe më pas dhomat e tyre janë mbushur me tym si pasojë e zjarrit.Infermierja, e cila humbi jetën po përpiqej të shuante flakët. Policia ka arrestuar një pacient 81 vjecar, i cili vuan nga probleme mendore, pasi kamerat e sigurisë treguan se ishte pikërisht ai që kishte vënë zjarrin.Pak kohë më parë më shumë se 300 persona humbën jetën pas fundosjes së një trageti në Korenë e Jugut. Presidenti Park Geun-hye i kërkoi ndjesë popullit të tij pas katastrofës së tragetit, duke premtuar përmirësim të standardeve të sigurisë, ndërsa Kryeministri Chung Hong-ëon dha dorëheqjen. Incidenti në spital vjen një ditë pasi 7 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën, pasi një terminal autobusësh u përfshi nga flakët në qytetin Goyang.