Grushtat në Kuvend, opozita braktis komisionet, Qefalia: Strazimiri bën viktimën

Tirane- Opozita braktis komisionet parlamentare në shenjë proteste ndaj dhunës së ushtruar ndaj deputetit të PD-së Gent Strazimiri. Deputetët e PD-së braktisën punimet e komisionit të Sigurisë por edhe të komisionit të ligjeve. Ndërkohë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të mbledhë byronë parlamentare në orën 19:00 të ditës së sotme.Nga ana e tij deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia sqaroi sot sherrin e ndodhur dje në korridoret e kryesisë së Kuvendit me deputetin e PD-së Gent Strazimiri.Sipas deputetit të PS-së veprimi i djeshëm nuk ka precipituar në dhunë  dhe Strazimirit i ishte kërkuar vetëm shpjegim pse kishte përmendur emrin e tij.Në mbrojtje të Qefalisë janë vënë dhe deputetë të tjerë të mazhorancës të cilët janë shprehur se Strazimiri nuk ka probleme vetëm me deputetët, por edhe me ambasadorin amerikan. Deklaratat janë bërë në fillim të mbledhjes së komisionit të Sigurisë, ku fillimisht ishte e pranishme dhe opozita, por më pas u largua me pretendimin se nuk pajtohet me dhunën.Pas largimit mazhoranca ka nisur diskutimin e në parim të pr/ligjit për karrierën ushtarake.Pjesë nga debati sot:PD, Flamur Noka: Ne nuk pajtohemi me dhunën, shefi i kartelit të droges urdhëroi dhunimin e një deputetiDeputeti i PS, Piro Lutaj: Opozita kërkon shkaqe për të braktisur mbledhjet e Komisioneve parlamentareDeputeti PS Xhemal Qefalia: Veprimi i djeshëm nuk ka precipituar në dhunë, Strazimirit iu kërkuan vetëm shpjegime pse përmendi emrin timDeputeti PS Xhemal Qefalia: Jam gati për të dëshmuar kudo që të kërkohet për këtë çështje, do ta denoncoj për fyerje StrazimirinDeputeti i PS, Paulin Sterkaj: Deputeti Gent Strazimiri nuk është mirë mendërisht ka nevojë të vizitohet Deputeti LSI, Spartak Braho: Gent Strazimiri nuk ka probleme vetëm me deputetët, por edhe me ambasadorin amerikanvijon