Obama: SHBA do të mbajë 9 800 trupa amerikane në Afganistan

Washington-  Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbajnë në Afganistan rreth 9800 trupa ushtarake,  pasi SHBA-të të përfundojnë misionin luftarak në këtë vend, deri në fund të 2014-ës.Vendimi u bë publik nga presidenti amerikan Barack Obama, në një dalje publike nga Shtëpia e Bardhë.Sipas planit të Uashingtonit niveli i trupave që aktualisht është 32 mijë do të reduktohet në fund të vitit ndërsa deri në vitin 2016, në Afganistan do të mbetet një trupë fare e vogël ushtarake.Trupat e mbetura amerikane do të trajnojnë ushtrinë afgane dhe do ta mbështesin në operacionet anti-terrorizmit.Ky numër i trupave do të varet nga nënshkrimi i marrëveshjes dy-palëshe për sigurinë.Ndërsa presidenti aktual i Afganistanit, Hamid Karzai refuzoi firmosjen e paktit, por administrata Obama duket besimplotë se secili prej dy kandidateve që do të dalë fitues nga balotazhi i 14 Qershorit do ta nënshkruajë.Fillimisht prania ushtarake do të vazhdojë të jetë në të gjithë vendin në vitin 2015, por e pergjysmuar në fund të vitit dhe me e konsoliduar përreth Kabulit.Pas vitit 2016 SHBA do të kërkojë të mbajë 1000 ushtarë. Nga Shtëpia e Bardhë Obama tha se këtë vit, Amerika do t'i japë fund kësaj lufte të gjatë. Obama e përshkoi këtë plan tërheqje si një plan paqeje i shumë-mundimshëm por i merituar.Në 2015, sipas planit, do të shpërndahen në të gjithë Afganistanin rreth 9800 trupa. Në fund të 2015, gjysma e këtyre trupave do të përqëndrohen në Kabul dhe në bazën ajrore të Bagra dhe në fund të 2016 një ushtri e vogël, me 1 mijë trupa do të qëndrojë për të mbikëqyrur ambasadën amerikane atje, për të trajnuar trupat afgane dhe për të asistuar në sigurinë .Obama tha në fund se lufta më e gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara, e nisur nga presidenti i atëhershëm George W Bush pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 nga Al Kaeda, do të përfundojë kur të përfundojë edhe mandati qeverisës i Obamës.