Kredia 100 mln $, vjen sot në Tiranë zv. Presidentja e Bankës Botërore
Tirane- Mbërrin sot në Tiranë zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qëndrore, Laura Tuck.Vizita treditore ka si qëllim diskutimin me autoritetet shqiptare për prioritetet e zhvillimit të vendit si dhe fushat e bashkëpunimit dhe asistencës së Bankës Botërore në vitet e ardhshme.Gjate vizitës së saj është parashikuar të firmoset edhe marrëveshja e kredisë 100 milion dollarë që Shqipëria do të marrë nga Banka Botërore.Zëvendës presidentja Laura Tuck do të jetë e pranishme në ceremoni.Në të njejtin aktivitet pritet ë nënshkruhen edhe disa marrëveshje të tjera që lidhen direkt me aktivitetin që Banka Botërore ka në vendin tonë.Gjatë qëndrimit të saj, zonja Tuck parashikon një sërë takimesh, mes tyre dhe me Kryeministrin Edi Rama, me Ministrin e Financave, anëtarë të kabinetit, liderin e opozitës, partner të zhvillimit dhe përfaqësues të sektorit financiar dhe sektorit privat.Zëvendëspresidentja ka parashikuar disa vizita për të parë nga afër zbatimin e projekteve konkrete të mbështetura nga Banka Botërore.Projektet e mbështetura nga ky institucion financiar përfshijnë sektorë të rendësishëm si energjetika dhe infrastruktura.Banka Botërore ka qenë konsulente e qeverisë shqiptare për disa reforma, ku mund të veçohet ajo e pensioneve, e cila aktualisht është në diskutim të gjerë.ek/oranews online/