5 muaj DAR në Tiranë, Nikolli pezullon aktoren e spotit të PS, Mimoza Kuqi

Tiranë- Ministria e Arsimit dhe Sportit pezullon nga detyra sot Drejtoreshën e Zyrës Arsimore në Tiranë, Mimoza Kuqin. Vendimi për pezullim nga detyra, Mimoza Kuqit i është dhënë nga Sekretari Përgjithshëm pranë Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, ndërsa nuk dihen motivet e shkarkimit.Kuqi u zgjodh në krye të DAR në 6 dhjetor të vitit 2013. Emërimi i saj solli shumë polemika dhe vuri në pikëpyetje të gjithë procesin e konkursit për emërimin e DAR në vend.Partia Demokratike pati denoncuar emërimin e drejtoreshës së Arsimit për Tiranën, Mimoza Kuqi, që sipas saj është një militante e njohur e Partisë Socialiste. PD sillte në vëmendje spotin elektoral të PS, ku bënte thirrje për të votuar numrin 29 nën sloganin e “Rilindjes”.(Video: Ja spoti i Mimoza Kuqit në fushatën elektorale të PS-së)