Greva e ish të përndjekurve, Përplasje fizike mes deputetëve PD e policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2014, 14:18
Tensionohet situata para godinës së Institutit të të përndjekurve politikë. Në orën 13: 20 minuta një mjet tip golf kishte ardhur për të sjellë infrastrukturën për të ngritur cadrat. Kjo nuk është lejuar nga policia. Ndërkohë kanë ndërhyrë edhe deputetët e PD-së për të lejuar që paisjet të dilnin nga makina. Ka pasur edhe një përplasje fizike mes deputetëve të PD-së dhe policisë. Deputetët që janë përplasur fizikisht me policinë janë deputetët Flamur Noka, Aldo Bumçi dhe Gerti Bogdani. Deputetët e PD-së akuzon policinë se po dhunojnë protestuesit.