Peticioni i intelektualëve, Bora: LGBT po përgatit një krim ndaj familjes
Tiranë- Prej më shumë se një jave peticioni i nëshkruar nga 57 intelektualë na fton në një debat shumë të rëndësishëm: atë për familjen, ku u bëhet apel qytetarëve që të ruajnë vlerat e saj përkrah shfaqjeve perverse.Armando Bora regjisor, drejtues i emisionit “Ora Kulture ”ne televizionin Ora News, ështe firmetar i peticionit te nenshkruar nga 57 intelektuale. I ftuar në studion e emisionit Tonight Ilva Tare ai pohon se nenshkrimi erdhi si nje levizje ne rrjetet sociale dhe se ne te nuk flitet per komunitetin LGBT por per vlerat e flamiljes.“Unë e kam ndjekur të gjithë debatin këto ditë dhe në vend që debati të orientohet tek thelbi i çështjes duan të gjejnë kush është autori. Do isha i nderuar të isha, jo me atë tekst, mund ta kisha bërë akoma më mirë. Por nuk është kritikë eseje, kemi të bëjmë me një cështje kryesore. Jam firmëtar i peticionit për shumë arsye. Unë i përkas një grupimi të tillë që ndajnë mendimin që të thuash se sot familja shqiptare ka probleme nuk ke thënë asgjë, këtë e dinë të gjithë. Janë shumë elementë që rrezikojnë familjen shqiptare. Unë dua të them një gjë.Në gjithë rreshtin e problematikave që kanë ndikuar në shoqërinë civile LGBT e ka impaktin zero, nuk ka dorë në prishjen e familjes për sot”.Bora ka dënuar reagimin e LGBT dhe gjuhën e tmerrshme të përdorur sipas tij ndaj disa prej intelektualëve nënshkrues të peticionit. Nisur nga ky reagim i tyre, Bora shkon dhe më tej, kur thotë se LGBT po përgatit një krim ndaj familjes dhe këtu i referohet martesave gay, për të cilat shprehet kundër.“Duhet të mbrojmë krimet e vazhdueshme. Familja nuk është vetëm familja ime, por është familje e madhe. Fakti që nuk u ngritën përdhunuesit, njerëzit që shpërnajnë drogë, bëjnë krime, tregon diçka. Është sindroma e krimit. Ky peticion tregoi se krimi nxjerr njolla gjaku dhe para se të kryhet. Kjo tregoi se në mëndjen e LGBT është duke u përgatitur diçka, një krim ndaj familjes. Mënyra si reaguan është e tmerrshme. LGBT na vlerësoi me 4 Doktoraturat. Nuk mund të më mbyllësh gojën. Ajo listë s’ka asNjë lloj tendence ndaj LGBT. Unë i bëj thirrje edhe Ambasadës Pink dhe Aleancës së LGBT të tërheqin akuzat dhe fyrjet që u kanë bërë disa njerëzve të nderuar, nuk na nderon ajo gjuhë e tmerrshme. Vazhduan edhe ndaj institucioneve, u sulmua Konferenca e komuniteteve fetare”.Ndërsa Elsa Ballauri, kryetare e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut dhe aktiviste e shoqerise civile, ka bindjen se shoqëria eshte diskriminuese ndaj komunitetit LGBT, por situata më problematike është brenda familjes, e cila sipas saj nuk cenohet nga martesa brenda se njejtes gjini.“Ka një shqetësim, nuk ka fyerje në peticion. Një shqetësim që jam shumë e sigurt se të gjithë këta një për një nuk janë për martesat gay. Mendoj që duhet të mësohemi me debatin dhe mendimin e tjetrit që është ndryshe nga i joni. Edhe fakti se ajo letër është bërë në atë formë ka një tendencë për të mos dalë drejtëpërdrejt me tendencën e martesës klasike, duke pasur frikë nga një komunitet që gjithmonë e më tepër po aktivizohet në Shqipëri.Në momentin që ti e quan krim, këtu fillon diskrinimi”.