Ish-të përndjekurit në grevë, deputetët PD përplasen fizikisht me policinë
Tirane-Pas grevës së të larguarve nga administrata, një grup ish-të përndjekurish politik nisën sot pasdite zyrtarisht sot më 28 maj, grevën e dytë të urisë.Ata kërkojnë dëmshpërblimin në total të kësteve brenda dy viteve të para të qeverisjes dhe përfitimin e një statusi special për të gjithë anëtarët e kësaj shtrese, që janë gjallë.Ndryshe nga 2 çadrat para Piramidës, në të majtë të kryeministrisë, ku prej 21 majit vazhdojnë grevën e urisë 19 të larguar nga administrata dhe policë të liruar nga detyra, sot 14 ish të përndjekur janë vendosur në një çadër të ngritur 50 metra para godinës së Parlamentit, në të djathtë të godinës së Institutit të ish të përndjekurve.Por greva e urisë nuk nisi e qetë. Fillimet i pati me tensione dhe deri në përplasje fizike mes ish të përndjekurve, deputetëve PD-së të cilët dolën në mbështetje të kësaj nisme, si dhe policisë.E gjitha ndodhi kur në orën 13: 20 minuta kur një mjet tip golf kishte ardhur për të sjellë pjesët e çmontuara të çadrës. Policia nuk lejoi që pajisjet të nxirren nga makina. Në këtë moment ndërhynë deputetët e PD-së. Deputetët që u përplasë fizikisht me policinë ishin deputetët Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gerti Bogdani, Edi Paloka dhe Gent Strazimiri.Rreth orës 14:00 nisi montimi i çadrës për tu përfunduar në orët e pasdites së 28 majit.Ngujimi i 14 ish-të përndjekurve sot shënon grevën e dytë të urisë të kësaj kategorie pas asaj të tetorit të 2012-ës.Në orët e mbrëmjes ata janë vizituar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili shprehur mbështetjen e partisë që drejton dhe opozitës ndaj ish-të përndjekurve grevistë. Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama të lërë cinizmat për grevat që po zhvillohen dhe të kontaktojë me grevistët, në të kundërt sipas tij do të përballet me pasojat.Basha: Rama të kontaktojë me grevistët
(Ne foto: Basha ne tenden e greves se urise)Ish të përndjekurit deklaruan se nuk hiqnin dorë nga greva. Mësohet se deri tani janë 14 persona që do të hyjnë në grevë urie, por numri i tyre edhe mund të rritet.Ja emrat e grevisteve 1 Fatmir Hoxha2 Ulison Dida3 Shaban Hoxha4 Feriz Mulgeci5 Sadik Jahja6 Shahin Murishti7 Bedrie Bozhaxhiu8 Xhane Dusha9 Syrja Ferro10 Fiqiri Xhellari11 Mithat Tafani12 Fadil Dema13 Bedri Dini14 Lulzim EminiBedri Dini
(Në foto: Lulzim Basha takon ish të përndjekurit mesditen e sotme)(Video: Kronika e RTV Ora News)Në orën 13: 59 nis montimi i çadrës. Bogdani: Lejet per tubim i jep bashkia “Lejet për tubim, qoftë greve urie apo i çfarëdolloji të jetë, i jep pushteti lokal. Policia në këto raste njoftohet, në mënyrë që të garantojë sigurinë, dhe jo t’i dhunojë qytetarët që duan të protestojnë”, tha deputeti i PD-se Gerti Bogdani.Ora 13:45 Fatmir Hoxha: Këtë vend do ta mbrojme më gjak"Është kthyer diktatura. Ata që për 50 vjet bënë krime janë kthyer sot në pushtet. Turp i shqiptarëve që votojnë kriminelët. Ai ka marrë pushtetin dhe jo të bëjë si do ai. Këtë pushtet e kemi marrë me gjak nga të parët tanë dhe me gjak do ta mbrojmë këtë pushtet dhe këtë vend."Ora 13:40 Bumçi: Pas 24 vitesh po rikthehet Enver Hoxha"Mbështesim kauzën e tyre dhe kjo është e paimagjinueshme që pas 24 vitesh të rikthehet Enver Hoxha, simbolet e komunizmit dhe të përndjekurit politik të dhunohen se duhet të protestojnë kundër simbloeve të komunizmit. Protesta, greva e ursë është e ligjshme, policia nga mbrojtëse del dhunuese, po dhunon të perndjekurit politik që morën lirinë para 24 vitesh.Hoxha: Trupi diplomatik të reagojë po dhunohen të drejtatOra 13: 35 Fatmir Hoxha: "I bëjmë thirrje kryeministrit Rama të heqi dorë nga këto krime që do të bëjë në Shqipëri. Të mos lejosh në demokraci të protestosh për të drejtat dhe liritë, vetëm në shqipëri ndodh. Trupi diplomatik të reagojë për këtë situatë. Këta janë bijtë e etrve, bijtë e bllokut".Ora 13: 25 Deputetët e PD-së përplasen fizikisht me policinëVendimi i tyre për të nisur grevën e urisë, është shoqëruar me përleshje fizike mes tyre, policisë dhe deputetëve të Partisë Demokratike të cilët dolën në mbështetje të kësaj nisme.E gjitha ndodhi kur në orën 13: 20 minuta një mjet tip golf kishte ardhur për të sjellë pjesët e çmontuara të çadrës.Policia nuk ka lejuar që pajisjet të nxirren nga makina. Në këtë moment ndërhynë deputetët e PD-së.Deputetët që janë përplasur fizikisht me policinë janë deputetët Flamur Noka, Aldo Bumçi dhe Gerti Bogdani, Edi Paloka dhe Gent Strazimiri. Deputetët e PD-së akuzuan policinë se po dhunojnë protestuesit. Ndërkohë që ish të përndjekurit deklaruan se i ishin grisur çadrat. Rreth orës 12:30 Një grup deputetësh të PD-së shkuan pranë protestuesve në mbështetje të tyre. Kryetari i Grupit Parlamentar Edi Paloka deklaron se do mbështesë grevën si një e drejtë demokratike.Ora 10: 30: Ish te perndjekurit: Edhe ne ne grevë urie Në orën 10:30 minuta një grup ish-të përndjekurish politik deklarojnë se do të hyjnë në grevë urie pa afat. Lajmi u bë i ditur nga Kryetari i Partisë së të Drejtave të Mohuara, Fatmir Hoxha gjatë një deklarate për mediat përpara selisë së ish-të përndjekurve politik.Mendohet se fillimisht do të jenë 10 persona që do i bashkohen kësaj greve urie, ndërkohë që Hoxha u shpreh se greva është e hapur dhe për persona të tjerë të marrin pjesë.Gazetarja e Ora News Manjola Hasa informon se ish të përndjekurit kanë planifikuar të ngrenë çadrën në pedonalen para Parlamentit, por pritet që policia t'i pengojë. Sipas policisë leja është marrë për tubim proteste e konfirmuar nga bashkia e policia e Tiranës, dhe jo grevën e urisë."Aktualisht grupi i ish të përndjekurve ndodhen brenda në oborrin e Institutit të të Përndjekurve Politikë në krah të Parlamentit, ndërkohë që ka prani të forcave të shumta të policisë jashtë, pranë Parlamentit" informon gazetarja jonë në orën 10:40 minuta."Do të instalojmë çadrat, dhe do të bëjmë grevën derisa të marrim përgjigje pozitive për kërkesat tona," tha Hoxha duke lexuar 5 kërkesat që kërkohen të plotësohen.5 Kerkesat e grevisteve"Se pari dëmshpërblim total për të gjithë ata që kanë statusin e të përndjekurit politik dhe që i takon dëshmpërblimi brenda 2 viteve, dhe qe janë të gjallë.Së dyti, rikthim në administratë të gjithë fëmijët e të përndjekurve që janë larguar nga puna.Së treti, shtimin e dëmshpërblimit për ata që kanë bërë vitet e internimit, t'i njihen.Së katërti, të rihapen dosjet që kanë mbetur pezull në Ministrinë e Drejtësisë, si pasojë e burrokracisë dhe urrejtjeve klasore që ka politika shqiptare.Së pesti, të denohet figura e kriminelit Enver Hoxha dhe të dali jashtë ligjit Partia Komuniste pasi ajo përbën një rrezik të madh për Shqipërinë"

(Në foto dy dokumentat që vërtetojnë se ish-të përndjekurit kanë marrë leje për protestë por jo për grevë urie, sic deklaron policia)