Euroskeptikët, liderët do rishikojnë axhendën e BE-së në samitin e Brukselit

Bruksel- Liderët e Bashkimit Europian janë takuar për herë të parë pas zgjedhjeve për PE-në, ku euroskeptikët dhe partitë ekstremiste populiste, triumfuan bindshëm. ( në foto, ish- kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude-Juncker)Në një samit informal të mbajtur në Bruksel, të 28-të liderët ranë dakord për gjetjen e mënyrave më të mira për të rifituar besimin e qytetarëve europianë.Liderët më të lartë ngarkuan presidentin e Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy, që në ditët në vijim të hartojë një listë me politikat e duhura ndërsa kërkuar që axhenda e bllokut me 28 anëtarë të rishikohet, për të çuar në këtë mënyrë një mesazh të qartë për europianët.Reformat që do të shqyrtohen e që do të jenë pjesë e axhendës së BE-së për 5 vitet në vijim, përfshijnë politikën e jashtme ndërsa fokusi padyshim do të jetë mbi rritjen ekonomike të të gjitha vendeve anëtare.Krijimi i vendeve të reja të punës është një nga reformat kryesore , pasi papunësia është problemi më shqetësues i BE-së.Presidenti francez Francois Hollande kërkoi nga homologët e tij dhe nga liderët e tjerë europianë që Europa t'i kushtojë më shumë rëndësi Francës, pasi partia e tij socialiste u mund rëndë në zgjedhjet për PE nga Partia Kombëtare, duke e pozicionuar partinë e drejtuar nga presidenti në vend të tretë.Madje i cilësoi rezultatet e zgjedhjeve për parlamentin e ri europian si një “fitore traumatike” jo vetëm për Francën por për mbarë bllokun.Tashmë liderët e BE-së dhe të institucioneve më të larta në Bruksel, do të duhet të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të Komisionit Europian.Një prej kandidatëve mbetet sërish ish kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker, ndonëse gëzon kundërshtinë e Britanisë së Madhe dhe disa shteteve të tjera, mes të cilave Greqia.Liderët e BE-së tradicionalisht e kanë përzgjedhur vetë liderin e KE-së por sipas rregullave të reja, tashmw duhet të merren në konsideratë edhe rezultatet e zgjedhjeve.Në fillim të muajit korrik, deputetët e rinj të parlamentit europian dhe liderët e 28 vendeve anëtare të BE-së, do të mblidhen në një seancë të posacme në Strasburg për të votuar Presidentin e ri.