Jahjaga në KS të OKB: Janë serbët ata që po bllokojnë veten
“Serbët në veri, vazhdojnë me bllokada, me barriakada, me sulme, përfshirë edhe ndaj EULEX-it, janë ata që po bllokojnë vehtën”, tha në fjalimin e saj në Këshill të Sigurimit, presindetja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo tha se Kosova po mundohet të kthejë një kapitull të ri në vend, ku secili qytetarë gëzon barazi e jeton në liri e paqe.Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga foli para anëtareve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke thënë që Kosova me të arriturat e deritashme dhe me procesin e dialogut dhe marrëveshjet për normalizimin e raporteve me Serbinë, i ka kontribuar paqes në rajon.Pasi i shprehu ngushëllime Serbisë për viktimat dhe dëmet e mëdha nga vërshimet e fundit, Jahjaga tha se gjatë këtyre muajve kemi treguar pjekuri politike dhe kemi arritur shumë afër synimeve tona për të krijuar një shtet multietnik e demokratik, ku mbrohen të gjitha komunitetet."Sot, Kosova është një vend ndryshe nga ai vendi i shkatërruar, i cili kishte trashëguar qindra e mija viktima të dhunës e përdhunimeve. Tashmë kjo rimëkëmbje është bërë falë bujarisë së bashkësisë ndërkombëtare dhe falë vullnetit politik për të ecur përpara", tha ajo.Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, Jahjaga tha se marrëveshjet e negociuara kanë shtyer përpara prosperitetin për një marrëdhënie më të mirë ndërfqinjësore.Ajo ftoi edhe shtetet tjera për të njohur pavarësinë e Kosovës. "Sot inkurajoj që pesë shtetet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë, sepse kjo gjithsesi do të ndikojë në paqen në rajon, inkurajoj po ashtu që shtetet tjera anëtare të OKB-së, që nuk e kanë njohur kosovën, ta bëjnë këtë, pasi Kosova tashmë është njohur nga mbi 100 vende të botës" , tha ajo.Sipas Presidentes së Kosovës, progres i konsiderueshëm është arritur në zbatimin e marrëveshjeve të dala nga bisedimet e Brukselit.Pasi përmendi përfundimin me sukses të zgjedhjeve lokale edhe në veri të vendit, Jahjaga tgha se ende mbetet shumë punë për të bërë në fushën e sigurisë në katër komunat veriore për çmontimin e grupeve ilegale. "Këto struktura kanë mbajtur peng integrimin e serbëve në Kosovë qe 15 vjet. Ne presim nga Qeveria e re në Serbi që të mbajë fjalën që serbët të respektojnë marrëveshjet e arritura"."Ritheksoj thirrjen tonë që të gjitha grupet etnike të dalin në zgjedhje dhe t'i japin zë interesave dhe kërkesave të tyre. Institucionet e Kosovës mbesin të përkushtuara për kthimin e të gjithë personave të larguar nga Kosova"."Kosova është e përkushtuar që të avancojë perspektivën për BE, e cila do të jetë agjendë primare. Duke u bazuar në këtë progres të prekshëm, më lejoni të ju informoj se Kosova muajin e kaluar ka përfunduar MSA-në, si hap i parë drejt BE-së", tha ajo.Sa i përket të zhdukurve, presidentja Jahjaga tha se është shteti Serb ai që vazhdon të mos tregojë për zhdukjen e mbi 1700 të zhdukurve, civilë shqiptarë që janë kidnapuar nga forcat serbe në Kosovë."Derisa po flas këtu, në Serbi, në Rudnicë janë duke u nxjerrë mbetje mortore të civilëve kosovarë. Në përmbyllje të këtij kapitulli ne duhet të tejkalojmë politikën për të mbyllur këtë kapitull të dhimbjes së familjeve dhe kërkojmë që ata të cilët kryen krime të sillen para drejtësisë", tha Jahjaga.Ndër të tjera, Presidentja e Kosovës në fund tha se nuk mund të ketë dëshmi më të besueshme se kush çka ka bërë gjatë luftës sesa vendimi i Gjykatës për krimet e kryera në ish-Jugosllavi.Nikoliç, viktimizon serbëtNë fjalimin e tij në KS, presidenti serb, Tomislav Nikoliç, thotë se duhet sqaruar fakti që pikërisht pak para zgjedhjeve lokale në veri, është arrestuar kandidati për Mitrovicën veriore, Oliver Ivanoviq.Ai tha se serbët janë viktimë e shqiptarëve, ndërsa përmendi edhe trazirat e marsit të viteve më parë, për çka tha se autorët e atij incidenti nuk janë zënë akoma.Nikoliç tha se Kosova nuk po bën asgjë për të mbrojtur serbët, e as për serbët e zhvendosur.Ai tha se mijëra serbë janë zhvendosur nga Kosova për në Serbi gjatë bombardimeve, ndërsa kërkojë edhe ndihmën për të riparuar infrastrukturën e saj shkatërruar nga bombardimet.Sa i përket Forcave të Armatosura të Kosovës, ai tha se këta janë njerëz pjesëtarët e UÇK-së, të cilët akuzohen për krime ndaj serbëve, sipas raportit të Dick Martit të cilët kanë bërë trafikim me organet e serbëve.Në KS përmendet shkuarja e shqiptarëve në SiriNë fjalimin hyrës të KS-së, përfaqësuesi special i UNMIK-ut në Kosovë, Ferid Zarif, tha se sapo të mbarojnë zgjedhjet parlamentare në Kosovë, dhe të finalizohen Institucionet e reja, menjëherë do të rinis dialogu mes Prishtinës e Beogradit, pa asnjë vonesë, dhe menjëherë duhet punuar në implementimin e Asociacionit të Komumave serbe në Mitrovicë.Zarif, tha se Këshilli i Sigurimit do të ndihmonë komisionin evropian që në zgjedhjet e 8 qershorit të dalin sa më shumë serbët.Zarif foli edhe për marrëveshjet mes Serbisë e Kosovës, me ç'rast tha se palët kanë afruar dallimet e mëdha që kishin, sidomos sa i përket stafit gjyqësor në veri të Kosovës.”Mendojmë që stafi që është integruar në veri, është më shumë se 30 përqind, duke përfshirë edhe ekspertë nga të dyja palët”, tha ai.Zarif ndërkohë përmenndi edhe disa incidente në veri, ndërsa tha se ende nuk është zbardhur vrasja që ka ndodhur vitin e kaluar në veri.Ndër tjerash, Zarif, përmendi arratisjen e tre të akuzuarve nga ‘Grupi i Drenicës’, të cilët nuk u paraqitën në seancë në veri, ndërsa tha se pas lëshimit të flet arrestit ndaj tyre, ata të nesërmen janë paraqitur.Gjithashtu, Zarif tha se është për tu dënuar, rasti I pjesëmarrjeve të disa shqiptarëve në konflikte të huaja, ndërsa tha se është shqetësuese fakti i një sulmi vetëvrasës të një 22 vjeqari.“Inkurajojmë autoritetet e Ksovës që të fuqizojnë masat e tyre për të parandaluar rastet e tilla”, tha Zarif.Marrë nga RTK