Hofman mesazh politikës për statusin: Jo fjalë të tepërta dhe populiste për BE

Tiranë- "Politika shqiptare duhet të tregohet e kujdesshme kur flet për Bashkimin Europian në këto kohë vendimtare për statusin e vendit kandidat". Mesazhi i qartë është artikuluar nga ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hofman, gjatë ceremonisë së inaugurimit të grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Gjermani.“Shqipëria ndodhet drejt një procesi të rëndësishme, për aderimin e saj drejt BE. Ajo çka nuk duhej të bëni në këto momente, është që mos të flisnim së tepërti, dhe jo në mënyrë populiste për Evropën dhe BE. Më të vendosur se kurrë duhet të deklaroheni pro Europës. Në Bruksel do të merret një vendim i rëndësishme për Shqipërinë, dhe dëshiroj të them se Shqipëria vazhdon të ndjek kursin e reformave.”- ka thënë gjatë fjalës së tij Hofman.Ambasadori Hofman tha se është optimist për ecurinë e Shqipërisë drejt procesit të integrimit të saj në BE.“Unë jam optimist. Gjithashtu mendoj se është e rëndësishme që Shqipëria të bëjë reklamën e vetvetes, siç është vizita e kryeministrit Rama në Berlin, apo ministrave të tjerë. Pikërisht në këto kontekst dëshiroj të theksoi dhe krijimin e këtij grupi, i cili do ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve” tha më tej Hofman.Grupi Parlamentar Shqipëri-Gjermani, Rama: I dobishëm për forcimin e marrëdhënieveramaKryeministri Rama përshëndeti krijimin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, kryetar i të cilët është deputeti Taulant Balla.Si një ndër grupet më të mëdha, në Kuvendin e Shqipërisë, Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Gjermani, përveçse do të forcojë dialogun politik midis dy parlamenteve, do të shërbejë gjithashtu edhe si një instrument mbështetës për çdo investitor gjerman apo kompani që është e interesuar të investojë në Shqipëri.Në ceremoninë e rastit, Kryeministri Rama falenderoi Kryetarin Balla e pjesëtarët e këtij grupi, dhe në mënyrë të veçantë ambasadorin gjerman Helmut Hofman, për kontributin dhe mbështetjen e ofruar në funksion të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve.Kryeministri Rama shprehu bindjen se Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Gjermani, do të jetë një instrument shumë i dobishëm për forcimin e marrëdhënieve, jo vetëm mes dy parlamenteve, por dhe mes dy vendeve tona në shumë sektorë, në mënyrë të veçantë në sektorin e ekonomisë.Duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të Gjermanisë, jo vetëm për zhvillimin e vendit tonë në të gjitha aspektet, por për të gjithë zhvillimin e rajonit, Kryeministri u shpreh se ky është një rol kyç i pazëvendësueshëm që do të sjellë të tjera zhvillime shumë pozitive në rajon.Meta: Gjermania, shembull nga i cili duhet përfituarmetaNdërsa kreu i Kuvendit, Meta, i vlerësoi si mjaft të rëndësishme marrëdhëniet e bashkëpunimit me Gjermaninë. Sipas tij, krijimi i grupit parlamentar, me përfaqëueses nga ky shtet do i jap mundësi krjimit të mundësive të reja për ura lidhëse mes dy vendeve.“Në muajin gusht bëhen 30 vjet nga koha kur politikani i madh i Bavarisë, Shtraus, vizitoi Shqipërinë. Sot, kur flitet mes shqiptarëve për këtë temë, thuhet: “Ah, si nuk u lidhëm që atëhërë me Gjermaninë, kur erdhi Shtrausi. Sepse vërtet ka qënë një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë atëherë.Unë besoj se ky grup që inagurohet sot do t’i japë prioritet marrëdhënieve tona”, u shpreh Meta.Sipas Metës, pavarësisht se dy vendet i lidh NATO dhe BE, ka rrugë ende të pashfrytëzuara.“Natyshirsht sot jemi të lidhur ngusht me Gjermaninë, si anëtar të NATO-s, por dhe në procesin e intergimit në BE. Por mbeten ende disa potenciale të pashfrytëzuara dhe besoj se ky grup, i cili inaugurohet sot në Kuvendin tonë, do jap kontribut”- përfundoi fjalën e tij Kreu i Kuvendit.Në ceremoninë e rastit morën pjesë edhe deputetë të mazhorancës dhe opozitës