Zëvendëspresidentja e BB për Europën dhe Azinë Qëndrore viziton nesër Shqipërinë
Tiranë- Zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Laura Tuck do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri nga datat 28-31 maj 2014.Qëllimi i vizitës së saj është të diskutojë me autoritetet shqiptare prioritet e zhvillimit të vendit si dhe fushat e bashkëpunimit dhe asistencës së Bankës Botërore në vitet e ardhshme.Gjatë vizitës së saj tre ditore, zonja Tuck do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Financave, anëtarë të kabinetit, liderin e opozitës, partnerë të zhvillimit,dhe përfaqësues të sektorit financiar dhe sektorit privat. Ajo do të marrë pjesë edhe në një ceremoni të nënshkrimit të projekteve si dhe do të vizitojë disa projekte të mbështetura nga Banka Botërore.Laura Tuck u emërua si Zëvendëspresidente për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore (ECA) në 24 shtator 2013, pasi kishte shërbyer për tre muaj si Zëvendëspresidente në detyrë për këtë rajon.