"Apple" sulmohet nga hakerat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2014, 21:32
Shumë përdorues të markës "Apple" në Australi janë shprehur se në një moment të caktuar pajisja është “ngrirë” e më pas është shfaqur një mesash ku informonte se telefoni apo tablet i tyre ishte sulmuar nga një haker me emrin “Oleg Pliss” dhe se për ta zhbllokuar pajisjen kërkonte një pagesë prej 100 euro.Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike hakeri ka arritur të hyjë në system duke vendosur kontroll në opsionin “Find my iPhone” një opsion ky i vendosur nga Apple.Një tjetër grup hakerash me emrin “Doulci Team” kanë njoftuar se duke klonuar serverat e Apple janë në gjëndje të mashtrojnë pajisjet e bllokuara me “iCloud”.