Ja ndërtimet që mbajnë firmën e Behxhet Pacollit në Kazakistan

Behxhet Pacolli ishte një shoqërues i mirë për kryeministrin Edi Rama në vizitën dy ditore që po zhvillon në Kazakistan. Zv. Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kreu i AKR-së gëzon një reputacion mjaft të lartë në këtë shtet pasi mjaft ndërtesa të rëndësishme institucionale që i kanë dhënë dhe emër kryeqytetit kazak mbajnë emrin e firmës së tij "MABETEX GROUP".