Sulm me armë zjarri ndaj muzeut hebraik në Bruksel, 3 viktima

Bruksel– Të paktën tre persona u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri që ndodhi sot pranë Muzeut Hebre në Belgjikë, në qendër të Brukselit, njoftuan zjarrfikësit, të cituar nga agjencia belge e lajmeve, “Belga”.Mediat belge raportojnë se sulmi ka ndodhur rreth orës 15:50, ndërsa agresori i armatosur mësohet të jetë arratisur me një makinë.Ndërkohë që një numër personash janë trajtuar për gjendje ankthi e shoku pas të shtënave, në zonën qendrore Sablon të qytetit.Policia ende nuk ka bërë të ditur se cilat kanë qene arsyet e këtij sulmi , por dyshohet për një sulm terrorist.“I tronditur nga vrasjet që ndodhën në Muzeun Hebre, mendoj për viktimat që pashë në vend dhe për familjet e tyre”, reagoi në llogarinë “Twitter” ministri belg i Punëve të Jashtme, Didier Reynders, i cili gjendej në lagjen ”Sablon”, ku ndodhet muzeu dhe shumë godina të tjera antike.Kryeministri Elio Di Rupo ka shprehur ndushëllimet e tij dhe mbështetje për familjarët e viktimave të ndodhura gjatë ditës së sotme.