Miku special që shoqëroi Ramën në Kazakistan

Astana- Behxhet Pacolli ishte një shoqërues i mirë për kryeministrin Edi Rama në vizitën dy ditore që po zhvillon në Kazakistan.Zv. Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kreu i AKR-së gëzon një reputacion mjaft të lartë në këtë shtet pasi mjaft ndërtesa të rëndësishme institucionale që i kanë dhënë dhe emër kryeqytetit kazak mbajnë emrin e firmës së tij «MABETEX GROUP».Njëra prej tyre është edhe Teatri i Operas dhe i Baletit i Astanas të cilën Pacolli e ka ftuar Ramën ta vizitojë. Madje të dy kanë bërë dhe një selfie brenda në ambientet e teatrit madhështor.«MABETEX GROUP» vepron në Kazakistan që prej 1996 dhe është një nga kompanitë e ndërtimit më të besueshme sa i takon ndërtimit të ndërtesave në kryeqytetin e Kazakistanit. Ajo është një nga kompanitë e huaja lidere në sektorin e ndërtimit në Kazakistan."MABETEX GROUP" mban firmën në një sërë ndërtimesh të rëndësishme: Si godina e Parlamentit, e Ministrisë së Jashtme, Rezidenca e Presidentit “Akorda’,  Teatri i operas dhe i Baletit në Astana, po kështu ai është pronar i kompleksit “Saranda Properties”Shumë prej objekteve kanë një strukturë arkitekturore të rëndësishme për imazhin e kryeqytetit të Kazakistanit, i cili në shenjë nderimi i ka thënë Behxhet Pacollit titullin : “Qytetar nderi i Astanës”Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një vizitë dy ditore në Kazakistan, (24-25 maj), me ftesë të Presidentit Nursultan Nazarbayev.Qëllimi i vizitës është nxitja e investimeve kazake në Shqipëri sidomos në fushën e turizmit, infrastrukturës dhe transportit, naftës e gazit, ku Kazakistani është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë. Ndërkohë që Pacolli tregoi dhe për lobimin që të investohet në hekurudhën Kosovë- Shqipëri. Për zv/kryeministrin ky projekt është thelbësor për Unionin Ekonomik me Shqipërinë, një ide e kahershme e tij.Investitorët kazakë janë sot ndër më të fuqishmit në Europë, me një vëllim investimesh prej 26 miliardë dollarësh.

(Foto:Ja ndërtimet që mbajnë firmën e Behxhet Pacollit në Kazakistan)    (Foto: Vizita ne objektivin e aparatit fotografik)