Greva e urisë, Qafzezi: Kërkojmë ndihmë nga përfaqësitë diplomatike

Tirane-Pesë ditë pasi kanë hyrë në grevën e urisë, të shkarkuarit nga administrata i kanë bërë thirrje përfaqësive diplomatike të akredituara në Shqipëri që të ndërhyjnë në mënyrë që të zgjidhet çështja e tyre. Nertila Qafzezi në një deklaratë për mediat nga çadrat ku janë të ngujuar kërkoi që për shkak të sjelljes arrogante të qeverisë, të ndërhyjnë edhe përfaqësitë diplomatike.Në përfundim të fjalës së saj, Nertila Qafzezi ka shfaqur edhe probleme shëndetësore.qafzezi e semureOra 17:00 Nertila Qafzezi: Të ndërhyjnë përfaqësitë diplomatike“Për shkak të sjelljes arrogante të qeverisë ndaj punonjësve të larguar nga puna, indiferencë së qeverisë ndaj kërkesave tona legjitime, pungesës së transparencës për publikun në lidhje me kauzën tonë, sjelljes antihumane ndaj grevistëve të urisë për kohën e ngujimit, ne kërkojmë nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Tiranë mbështetje për zgjidhjen e kërkesave tona ligjore. Sipas nesh në hartimin dhe miratimin e ligjit për nënpunsin civil, ne kërkojmë reagimin tuaj”, u shpreh Qafzezi.Ndërkohë më herët është  rënduar gjendja shëndetësore e një prej grevistëve. Grevisti Mahir Reçi ka lënë çadrën për t’u dërguar me ambulancë në siptal për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Mahir Reçi ka shfaqur probleme me tensionin dhe kjo është hera e dytë që ka pasur problem shëndetësore.Gjatë paradites së sotme tre grevistë u dërguan me urgjencë në spital për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa njërit prej tyre i ra të fikët në lulishten para çadrës.Prej mbrëmjes së 21 janarit një grup i të larguarve nga administrata vazhdojnë grevën e urisë në 2 çadra të ngritura përpara Piramidës. Para çadrës ndodhet një pankartë ku shkruhet "Na kthe në punë" ndërsa një çadër e tretë është bosh. U tha që do hynin të tjerë në grevë urie, por deri tani nuk ka hyrë njeri.Pas mjekimit në spital njëri prej grevistëve u kthye sërish në çadër ndërsa akuzoi bluzat e bardha për neglizhencë ndaj grevistëve që paraqiten në spital. Ai deklaroi se do të vazhdojë sakrificën e tij deri në vetëflijim.Dy deputetë të PD-së Luçiano Boçi dhe deputetja Albina Deda  kanë qëndruar në krah të protestuesve duke denoncuar shërbimin shëndetësor në spital.Ora 16:38  Mahir Reçi, dërgohet në spital për ndihmë mjekësoreGrevisti Mahir Reçi ka shfaqur probleme me shëndetin dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Kjo është hera e dytë që Reçi ka shfaqur probleme me shëndetin gjatë qëndrimit në grevë uri.grevistOra 13: 10 Grevisti: S'përfaqësoj PD por mbroj të drejtënNdërkohë Sokol Ukperaj ish ekonomist i Sigurimeve Shoqërore, edhe ai në grevë urie denoncoi largimin e tij të padrejtë nga puna.“Nuk kam ardhur të përfaqësoj PD-në. kam ardhur këtu për të drejtën time“ tha aiOra 13:00 Astrit Lika rikthehet në grevëAstrit Lika, ish mirëmbajtës në ISKSH u rikthye në grevë pasi mori mjekim në spital. Në hyrje të çadrës ai akuzoi bluzat e bardha për neglizhencë ndaj grevistëve që paraqiten në spital, ndërsa dekalroi se do të vazhdojuë sakrificën e tij deri në vetëflijim .Ora 12: 46 Tjetër grevist rëndëRëndohet dhe shëndeti i Petrit Fejzullaj, ish financier i ISKSH-së. Po merr mjekim në çadër.Humb ndjenjat grevistiRreth orës 12:00 grevisti Mehmet Cemorati humbi ndjenjat në lulishten para çadrës teksa po shkonte në tualet, disa metra më tutje. Ai është shoqëruar menjëherë në spital me anë të një ambulance.grevisti Në ditën e pestë të grevës së urisë së një përfaqësie të larguarish nga administrata pas ardhjes në pushtet të së majtës, dy grevistë lanë çadrën paraditen e sotme për shkak të rëndimit të gjëndjes shëndetësore.Rreth orës 08:30 minuta Astrit Lika, ish mirëmbajtës në ISKSH u shoqërua me ambulancë drejt spitalit për të marrë mjekimin e duhur.[caption id="attachment_259190" align="alignnone" width="640"]Në foto: Momenti i largimit të një prej grevistëve sot paradite Në foto: Momenti i largimit të Astrit Likës sot paradite[/caption]Disa mintua më pas një tjetër grevist, Mahir Reçi, ish-punonjës i mirëmbajtjes te konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit. u pa të dalë nga çadra me barrelë. Gjatë natës edhe një tjetër grevist u largua nga greva për të marrë mjekimin dhe u rikthye sërish në çadër.Paraditen e sotme 14 grevistët e urisë të vendosur në 2 çadra u vizituan nga deputeti i PD-së, Luçiano Boçi i cili u shpreh se kjo grevë ka kauzë humane dhe bëri thirrje për mbështetje."Grevistët janë të bindur se do ta çojnë deri në fund grevën e urisë ndërkohë që nga godina përballë e heshtjes dhe mashtrimit nuk ka asnjë fjalë.  Sigurisht ka pasur shumë intepretime. Është thënë deri aty sa do na pengojë statusin. Madje të thëna nga politikanë të cilët ndoshta emocione të tilla i kanë kur shohin portretin e Enverit dhe dëgjojnë thirrjet Parti-Enver. Por kjo grevë nuk mund të krahasohet me grevën e bulevardit. Është grevë e qytetarëve për arbitraritetin e poltikës si e tillë duhet të mbështetet jo nga vetëm nga opozita por edhe qytetarët” u shpreh Boçi në një prononcim për median.Ndërkohë gjatë  ditës së djeshme u detyruan të largohen nga çadra për të marrë ndihmën mjekësore tre grevistë të tjerë. Ata ishin Petrit Fejzullahi ish-financier në ISKSH, Mehmet Cemurati ish-gardist dhe Ludovik Berisha ish-inspektor zjarrëfikëse në Berat. Pas trajtimit ne spital, te tre grevistet jane rikthyer sërish në  çadra për të vazhduar greven e urisë.

Ndërkaq Kryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrata, Nertila Qafzezi, akuzoi edhe gjatë pasdites së djeshme bluzat e bardha se nuk po mundësojnë kthimin e grevistëve që marrin mjekim në spital. Ajo denoncoi bluzat e bardha edhe për mosdhënien e mjekimit në spital, ku deklaroi se grevistët po lihen si qentë në korridore.