Ku do të pushojnë Shqiptarët? Dhamo: Shqipëria, tendenca për këtë vit

Tiranë- Pushimet jashtë vendit duket se nuk do të jenë në top listën e shqiptarëve për këtë vit. Sezoni turistik duket se do ti mbajë shqiptarët të mbërthyer pas rivierës Shqiptare, kjo edhe për shkak të pamundësisë ekonomike.Drejtoresha e Përgjithshme e Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhamo ,në një intervistë për Ora News tha se vihet re një lëvizje e shqiptarëve në pikat turistike brënda vëndit, ndryshe nga vitet e tjera.  Dhamo tha se është bërë një punë shumë e madhe nga agjencia për promovimin e turizmit shqiptar, e cila sipas saj pritet të japë dhe frytet e veta për këtë sezon, me shtimin e numrit të turistëve vendas dhe të huaj."Është bërë një promocion i shumë i madh , jo vetëm me çeljen e sezonit turistik, po kemi bërë një promocion për një Shqipëri normale , për një Shqipëri pa plehra , një Shqipëri pa informalitet, një Shqipëri të sigurtë , një Shqipëri me shërbim më të mirë. Sezoni turistik nis me 15 qershor , dhe përfundon në gusht , por shpresojmë që të zgjasi deri në shtator , nëse koha do të jetë e mirë. Ne kemi bërë shumë aktivitete jashtë dhe brënda vëndit.  Mund të përmend panairët jashtë vëndit që kemi marrë pjesë, që kanë qënë 4 ose 5 fishi deri në sot. Por jo vetëm kaq, kemi ftuar edhe gazetarë të huaj , kemi organizuar "fam tripe", dhe ata kanë ndikuar shumë me shkrimet e tyre. Kemi ftuar Tour Operator dhe shoqata Tour Operatorësh   të vëndeve të huaja , që ata të shohin vetë me sytën e tyre se cfarë bëhet në Shqipëri. Besoj se kemi një rezultat shumë të mirë , dhe në shtator ju do të shihni numra të konsiderueshëm turistësh. Por dhe një lëvizje brënda vëndit  të shqiptarëve në pikat Turistike. Më duket se këtë vit është një lloj patriotizmi sepse po duan të gjithe të shkojnë me pushime brënda.Në lidhje më aksionet e pastrimit të ndërmarra gjatë fundjavës nga ushtria , shoqatat dhe grupet vullnetare në Durrës , Lezhë dhe zonat tjera bregdetare , se sa funksionale do jetë kjo nisëm, Drejtoresha e AKT u shpreh:" E rëndësishme ishte një herë pastrimi i gjithë bregdetit dhe duke u shoqëruar me një ndërgjegjësim të të gjithë njerëzve , që të kenë atë mentalitetin e ruajtjes së mjedisit jashtë dhe për më tepër mos hedhjen e plehrave. Shumë shpejt do të nisi një fushatë ndërgjegjësimi , do jeni dhe pjesë e saj. Ku kemi kapur tre pika të fushatës së ndërgjegjësimit , hedhjen e plehrave ,sjelljen dhe përmirësimin e shërbimeve ".