Pacolli rrëfen këshillën e Presidentit kazak për Ramën: Përdorni Skënderbeun për imazh

Kazakistan- Ndërsa shoqëron kreun e qeverisë shqiptare në vizitën dyditore në Kazakistan, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, permes një postimi në faqen e tij në Facebook është shprehur i impresionuar nga performanca e kryeministrit Rama.“U ndjeva krenar për performancën brilante të kryeministrit të Shqipërisë në këtë vizitë që hap perspektiva të reja investimesh”, shkruan Pacolli.Sipas Pacollit, Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev, ka këshilluar kryeministrin Rama të përdorë figurën e Skënderbeut për imazhin kombëtar.“Ju duhet ta përdorni figurën e jashtëzakonshme të Skënderbeut në imazhin tuaj kombëtar”, i tha Edi Ramës, presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev”.