Koalicioni PS-LSI, Harasani: Jetëgjatë nëse ruhen balancat

Tiranë- I larguar, pa e mbyllur mandatin e deputetit, duke lënë pas pikëpyetje në marrëdhëniet e tij me partinë që sot është në mazhorancë, Andis Harasani, në një intervistë për emisionin “Hard Disk” të gazetarit Patrik Sadikaj, analizon raportet e reja politike dhe atë që duhet të presim nga qeveria e majtë.Harasani renditet ndër mbështetësit e qeverisë inovatore të z.Rama edhe pse dikur njihej nga kritiket e brendshëm të liderit të PS. Sipas tij Rama zgjodhi filozofinë dhe jo emrat në konfigurimin e ekipit të tij, që sipas tij kanë një strategji të qartë dhe plan masash që po e ndjekin.Harasani vlerëson se qeveria nuk mund të ecë në ritmet e pritshëmrive të qytetarëve me mbajtjen e premtimeve elektorale. Megjithatë edhe në mungesë të realizimit të plotë të tyre, Harasani ka bindjen se kjo qeveri do të bëjë realitet më shumë premtime nga çfarë ka bërë çdo parti në 23 vite.Lidhur me premtimin për legalizim falas, Harasani kërkon sqarim më specifik nga qeveria Rama. Por edhe nëse i gjithë ky proces do tu kushtojë më shtrenjtë qytetarëve, Harasani vlerëson se benefitet që u vinë nga çlirimi i kapitalit justifikon koston.Nuk është penduar që la politikën, por ndërkohë dëshira për të qenë pjesë e grupit parlamentar të PS-së nuk i mungon. Harasani tha se ka pasur oferta nga zoti Rama dhe parti të djathta, ndërsa me LSI asnjë kontakt.Duke analizuar koalicionin PS-LSI, Harasani thotë se aleanca do ketë jetëgjatësi aq sa Rama dhe Meta të respektojnë pozicionet e tyre dhe të mos tentojnë të dominojnë mbi tjetrin.Aksionin opozitar dhe thirrjen për dorëhqjen e Kryeministrit, Harasani i cilëson qesharake. Sipas tij opozita duhet të jetë më e qartë në kërkesat e saj, ndërsa hedh dyshime mbi faktin e goditjes së njërës palë të kualicionit.Intervista e plotë:Në fakt në momentin kur ndëpretë, diku nga fundi, për përfaqësimin tuaj në Kuvend duke dorëzuar mandatin, mu duk se ishte një largim pa kthim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fakt ju rezultoi kështu ?Unë mendoj siç e kam thënë dhe gjatë kohës kur dhashë dorëheqjen , e ndjeja në vetvete se ishte fundi i një cikli, unë besoj tek ciklet në jetë . Dhashë atë që mund të jepja në atë kohë duke qënë deputet për rreth 7 vite. Për arsye të mijat përsonale vendosa të ndjek një rrugë tjetër. Jam stabilizuar në New–York,në Shtetet e Bashkuara , por gjithsesi Shqipëria është vëndi im. E përkrah Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve , vazhdoj ta përkrah edhe sot. Është familja ime, sa herë që vij dhe sa herë ndodhem në Shqipëri takohem me miqtë e mi, flas dhe mendoj se vazhdoj të jem prezent në një farë mënyre.Thatë se u larguat për arsye përsonale , ndoshta në atë kohë shumë kush ka menduar se jeni larguar për mospërqafim të pikëpamjeve që kishit me kryetarin në atë kohë , pas disa kohësh besoj ujërat janë qetësuar tashmë , e mendoni se ishte largim për arsye përsonale edhe nga politika?Absolutisht po , në momentin që jam larguar kam qënë në marrëdhëniet më të mira me Kryetarin e Partisë dhe me kryesinë, siç e dimë ka qënë një fazë që nuk kemi shkuar shumë dakort . Marrëdhënie të cilat shkojnë shumë pozitive dhe me respekt në të dyja anët edhe sot. Në si popull shqiptar kemi qejf t’i lexojmë gjërat , përveç asaj që shkruajmë , besoj se na vjen nga koha e regjimit komunist që mundohemi të ndërtojmë teori konspiracioni, mendojmë gjëra të cilat nuk ekzistojnë . Shumë shpesh , të paktën nga eksperienca ime, zgjidhja e thjeshtë është e vërteta . Unë nuk i kisha borxh askujt , përveç Partisë Socialiste dhe perveç Kryetarit Rama. Mënyra si u zgjodha deputet nuk ishte si mënyra e 2005, nuk isha në zonën time që luftova, unë isha deputet liste. Zoti Rama më vendosi në post shumë komod , kam qënë i shtati në Tiranë , pra e kisha të sigurtë fitoren. Karrigen time si deputet ia kisha borxh vetëm Partisë Socialiste dhe kryetarit Rama. Nëqoftëse do të ishte një arsye e tillë sigurisht qe do e kisha thënë,publiku më njeh tashmë , dhe unë i kam thënë gjërat më ashpër seç duhet. Këtë shembull duhet të ndjekë dhe politika shqiptare , gjërat duhen thënë siç janë .Jeni penduar që e latë politikën ?Jo,nuk jam penduar që e lashë politikën , mendoj se bëra gjënë e duhur në momentin e duhur . A do kisha qejf të isha në Qeveri ? Sigurisht , që do kisha qejf . A do kisha dëshirë të isha sot pjesë e grupit parlamentar ? Sigurisht , që do kisha dëshirë. Sepse është një grup parlamentar shumë i mirë , është një qeveri shumë e mirë, shumë e re ,të cilët besoj se po punojnë shumë mirë , por jam shumë i kënaqur me këtë që po bëj. Njeriu ka qejf të bëjë shumë gjëra në jetë , por zgjedh atë ku ndjehet më mirë.Nga Nju-Jorku , nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ,si e lexoni politikën , debatin atë që zakonisht e turbullon shoqërinë shqiptare , ku deri para pak kohësh ju ishit pjesë , tashmë me syrin më të ftohtë si e shikoni?Shof diçka pozitive , diçka që më pëlqen . Mendoja deri para zgjedhjeve të fundit , mbaj mend në kohën e Enver Hoxhës kanë qënë disa filma shqiptarë , që jepeshin çdo të shtunë, të gjithë i dinim kishim mesuar filmat përmendësh ,kishim mësuar batutat, kishim mësuar cdo gjë përmendësh , ashtu është edhe politika . Flas nga ana e Partisë Socialiste bëhej një grup që sulmonte kryetarin , pastaj kryetari kundër një grupi tjetër . Ka patur gjithmonë luftë , jo shkonim tek Meta , jo shkonim tek Rama , jo shkonim tek Nano. PD si gjithmonë me mënyrën e vet në momentët që kishte nevojë, nxirrte njerëzit në shesh pastaj tërhiqte njerëzit. Ajo cfarë vë re pozitive , nuk më gabon distanca , sepse nuk është e lehtë ti shikosh gjërat nga larg, mendoj se kanë ndryshuar disa gjëra nga mënyra politike. Shqiptarët mendoj se nuk kanë krijuar grupe për interesa tyre përsonale . Mënyra se si e lexoj grupin e Partisë Socialiste dhe Qeverinë , shikoj që kanë një program , një program shume ambicioz , i cili besohet brenda përbreda grupit , dhe brenda përbrenda grupit , shumë pak vetë e kanë realizuar , në momentin që e shpallën këtë program , sa ambicioz ishte dhe sa i vështirë për tu realizuar. Vë re me shumë kënaqësi se sot janë të gjithë koshientë për punën madhe që kanë përpara, një anë tjetër pozitive është se nuk shikojnë më mbrapa , nuk shikojnë cfarë mund të kishin bërë më mirë , një javë që kaloj , dy javë që kaloj , por gjithmonë shikojnë ca do bëjmë ne përpara. Ka disa nisma të cilat nuk kanë qënë në politikën shqiptare për disa vite, nisma të cilat duhet vështrim në largësi që t’i kuptosh . Ishte një nisëm për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë. Në vetvete duket diçka që nuk ka ansjë peshë , po kur e shikon nga moment që hap televizorin në New-York , shikon tek CNN reklamë për Tailandën , shikon reklamë për Azinë , shikon reklamë për Sri Lankën , për një amerikan , për një gjerman , interesi për atë vend rritet. Interesi është qoftë nga ana e turizmit , qoftë nga ana e investimeve të mundshme ,futet në google fillon kërkon , këtë është dukë bërë dhe shqipëria . Pra janë disa hapa të cilët më të vërtetë duken hapa të vegjël , por mendoj se janë hapat në rrugën e duhur , dhe janë hapa shumë të zgjuar.Na thatë pak më parë se do ju pëlqente të ishit pjesë e grupit Parlamentar dhe pjesë e Qeverisë , e menduat për një moment, ndoshta ishte pak shpejt , sepse ishin afruar zgjedhjet , kontaktuat me zotin Rama për ta pasur këtë kënaqësi?Kam pasur oferta nga zoti Rama , ose më saktë kam pasur oferta nga shumë krahë të politikës . Kam pasur një bisedë të gjatë me zotin Rama , i cili duke qënë edhe një mik i mirë , e ka kuptuar se unë tashmë e kisha mbyllur atë derë . Është ideja , se nëqoftë se do isha kthyer mbrapa , ndoshta do kisha bërë gjëra më të mira , ndoshta kam bërë shumë gabime , por është një kapitull i mbyllur . Më vonë nuk e di , por për momentin ndihem shumë mirë me këtë që po bëj tani.Kur thatë nga gjitha krahët , presupozohet se keni pasur oferta edhe nga e djathta , ju ka kontaktuar zoti Berisha ?Me zotin Berisha edhe nëse do kisha kontaktuar, nuk do e kisha bërë publike . Për zotin Berisha kam respekt , siç ka treguar dhe ai për mua , në marrëdhënje gjithmonë personale. Kam pasur gjithmonë komunikim me zotin Berisha, por kam pasur oferta nga parti të djathta.LSI ju ka kontaktuar ?Jo nuk kam marrëdhënie me LSI.Zoti Harasani po i hymë një analize më në thellësi , ka disa muaj Qeverisje , 23 qershori ndryshoi në mënyrë vërtetë dramatike raportet politike në Shqipëri . Ju e vlerësuat pak më parë Qeverinë , bëri Edi Rama Qeverinë më të mirë të mundshme me aq sa nxori prej 23 qershorit ?Besoj që po . Edhe vetë si pyetje e vështirë a është më e mira e mundshme ? Mendoj se zoti Rama zgjodhi filozofinë ,nuk zgjodhi emrat. Sepse ka disa mënyra si mund të ndërtosh një ekip , si mund të ndërtosh një grup pune , mënyra si mund të ndërtosh një televizion . Zoti Rama kishte një filozofi të qartë për cfarë programi bëntë, dhe cfarë qeverie bëntë, dhe cfarë programi donte të arrinte. Dhe besoj që ka qënë ndër të paktat Qeveri në Shqipëri që ka pasur një filozofi të caktuar të zhvillimit, dhe pastaj zgjodhi emrat, më pas njerëzit i përshtaten kësaj filozofie dhe kësaj mënyre drejtimi. Ka bërë zgjidhjen më të mirë. Unë kam shumë miq në Qeveri dhe më vjen mirë se disa nga ata janë ndër Ministrat më të suksesshëm , dhe janë në rrugën e duhur . Kam pasur kënaqesinë që të flas me ta me takime të ndryshme dhe më vjen mirë që kanë një strategji , dhe një plan masash të cilin ndjekin .Ka një lloj kritike ndaj zotin Rama për këtë që sapo thatë ju , që zgjodhi filozofinë duke marrë emrat që ndoshta edhe nuk priteshin të ishin në këtë cabinet Qeveritar. Ka një lloj “hatërmbetje “ të ashtuquajtur nga senatorët brenda Partisë Socialiste. Mendoni se është e drejtë ?Është normale ,është e drejtë . Problemi më i madh i kujdo jo në politikë por në cdo fushë të jetës ,ne gjithmonë e vlerësojmë vetveten më shumë se na vlerësojnë të tjerët . Kjo është baza e arsyes njerëzore, nëse nuk vlerësoj vetveten nuk pres të më vlerësoni ju. Unë mendoj se është shumë e shëndetshme në politikë për arsye sepse këta senator , me disa qe kam biseduar , te cilët kanë dashur te jenë prezent në qeveri , jane një shtysë më shumë ta provojnë veten në Parlament që ndoshta duhet të jenë ata në Qeveri . Zotin Rama e njohin të gjithë , është nga të paktët njerëz nuk e ka problem ta pranojë kur gabon. Nëqoftë se dikush nga këta senator, në parlament , në komisionin parlamentar , në një debat televiziv do provojë që është më i aftë se një Ministër tjetër , nuk e shikoj se do këtë problem për ndërrim . Po e shikoj nga ana tjetër si shtysë pozitive për të pasur zhvillim , dhe Partia Socialiste ka treguar që nëpërmjët zhvillimit të jetë sot partia që udhëheq.Gjithashtu 23 qershori ishte produkt i një fushate të mirë elektorale të Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj, edhe një listë e gjatë premtimesh për ndryshim . Mendoni se premtoj më shumë se çmund të mbajë zoti Rama dhe kjo Qeveri?Është sëmundje politikës shqiptare, që në lashtësi deri sot që premton më shumë . Po nuk besoj se ka pasur ndonjë premtim me qëllimin për të gënjyer. Pa dashur të fyej ,në 2005 i mbaj mënd premtimet , ishte një premtim që do bëjmë energjinë në cent. Është një premtim që të gjithë e dimë se ishte një gënjeshtër, ndërsa në rastin e Partisë Socialiste nuk është bërë asnjë premtim me qëllimin që të gënjehet. E dyta , natyra njerëzore mund të arrijë sa më shpejt përfeksionin , sa më shpejt suksesin ,e njëjta gjë për këdo . Ti kthehemi premtimit të 300 mijë vëndeve të punës , nuk besoj se ka shqiptarë , jo në Shqipëri , po në të gjithë trojet Shqiptare që jetojnë në Amerikë , se zoti Rama do të vinte në pushtet , do ndërronte karrigen me Berishën , do na bëntë të mendonim se do na gjëndeshin 300 vënde pune . Atë nuk ka magjistar që ta bëjë jo më Kryeministër. Por mendoj se është një program që për 4 vite do hapë 300 mijë vënde pune dhe mendoj që është detyrë e medias , detyrë e grupit parlamentar, është detyra e opozitës që të kërkojë këtë. Po që të dalë sot , mbas 7 muajsh dhe të thotë ku i ke 300 mijë vëndet e punës kjo nuk shkon. U premtua për legalizime falas, mendoj se duhet censuruar më mirë nga Partia Socialiste se cfarë do të thotë legalizim falas. Arrin në një definicion, në një debat se kush quhet falas . Nëqoftë se unë të ofroj diçka 23 herë më mirë sesa e kishe , është falas. Legalizimi është parë si një shenjë kapitalesh , pra unë e marr pronën e legalizoj , mund ta përdor si kolateral , mund ta jap me qera , mund ta shesë , është një qëllim kapitali. Dhe pastaj hyn në një analizë se kush është kosto e kapitalit , sa duhet të çlirohet kjo , dhe të gjithëve ju intereson që edhe po paguajti dhe më shumë , por të pakten ta sqaroj. Dhe kjo në një farë mënyre është legalizim falas. Nëqoftë se duam ta lexojmë fjalë për fjalë është e lehtë të kapemi. Jam i bindur se Partia Socialiste do ta ketë të vështirë ti realizojë të gjithë premtimet. Por jam shumë më i bindur që do realizojë shumë më shumë premtime që ka bërë se çdo forcë politike në këto 23 vite.Ju si njeri që e njihni shumë mirë aspektin ekonomik, ka nje plan ,ka një projekt në aspektin ekonomik. Mendoni se ishte zgjidhja më e mirë në mënyrën se si zoti Rama ndërtoi , qoftë paketën fiskale , qoftë buxhetin , apo në aspekt afatgjatë në rapotin ekonomik?Mendoi qe zoti Rama dhe qeveria e tij ndodhen para një papritshmërie , para një mosnjofje të realitetit , sepse të gjithë e mbajmë mend debatin publik gjatë muajve të verës,  pas qershorit. Të gjithë i mbajnë mend vendimet e qeverisë që besoj ishin shumë të gabuara dhe besoj se zoti Berisha nuk duhet ti bënte. Nuk kishtë pse të merrte vendime privatizimesh , vendime VKM-je, dy muajt e fundit ndërkohë që kishte humbur pushtetin. Por unë mbaj mend , kam pasur një bisedë me zotin Rama në shtator të 2013 kur ka ardhur në New-York, që ishin të traumatizuar nga gjëndja e buxhetit, nga defiçiti buxhetor, nga borxhet e papaguara, çka e bënte shumë të vështirë fillimin e zbatimit te programit normal të Partisë Socialiste. Marrëveshja me FMN-në ishte diçka shumë e mirë . Në ekonomi nuk ka formula në teori , nuk ka formula suksesi, gjithçka varet nga konjuktura , gjithçka varet nga pozicioni ku ndodhesh. Në kushtet e një ekonomie të tillë, në qoftë se do ishim në kushtet ekonomike të Polonisë , në kushtet ekonomike të Çekisë , ose të Çekosllovakisë , do ishte gabim FMN-ja, sepse do të kufizonte kapitali i huaj , të kufizonte mundësia financiare, por në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria , që nënshkruan ministrat Ahmeti dhe Cani sëbashku me Kryeministrin ,të cilët arritën të bindin FMN-në të vijë këtu. Kjo është mënyra se si e lexoj unë .Duke pas parasysh faktin se kur premton shumë është e vështirë për ti mbajtur , për shumë arsye që numëruam ,nuk është e mundur të realizohen me sustë të gjitha. A sjell zhgënjim për 1 miljon vota, që zoti Rama i përdor shpesh si 1 miljon “shuplaka”, mendoni se janë reduktuar, janë njerezit të zhgenjyer nga kjo Qeveri ?Kjo është e mira e Demokracisë , që njerëzit zhgënjehen , kërkojnë zgjidhje më të mira , detyrojnë klasën politike që është në fuqi ti shkojë mbrapa pritshmërive të njerëzve ,për arritje më të mira , për masa më të mira . Nëse klasa politike nuk arrin ti dali para pritshmërisë së njerëzve atëherë kalon opozitë . Kjo është gjithë thelbi e Demokracisë, nuk kemi pse habitemi , sigurisht nëse bëhen zgjedhjet sot nuk duhen 1 milion vota . Absolutisht, jo. Por nuk është vetëm nga programi i partisë , por është edhe nga pritshmëritë e njerëzve. Por ka dhe diçka që duhet ta kuptojmë , kushdo pret shumë , edhe një votues i thjeshtë që voton Partinë Socialiste , ai mendon siç është në mentalitetin shqiptar që ai automatikisht duhet të fillojë punë, ai automatikisht nesër do të jetë drejtor , ai automatikisht neser do të jetë inspecktor rendi , do të jetë polic, do të jetë gazetar, nuk arrihet gjë. Nuk është gabim i Ramës apo Berishës , është fenomen në gjithë botën. Unë mendoj se një Qeveri është e suksesshme kur pas 4 vitesh të uleshim në këtë studion dhe të analizonim , kush janë premtimet e 2013 dhe sa janë realizuar deri tani , dhe nuk besoj se ka shqiptar se do ta mohojë , se nëqoftëse do arrijë 270 mije vënde pune apo 280 mijë vënde pune është një hap shumë i madh , sepse është një hap që nuk e kemi bërë në këto 23 vjet. Është shumë e lehtë të thuash, jo , ke dhe 300 vënde pa realizuar. Ulja e borxhit publik , pagesa e detyrimeve të prapambetura , zgjidhja e borxheve të këqija , përmirësimi i infrastrukturës , mirëmbajtja e infrastrukturës . Më të vërtët që Berisha bëri një punë shumë të mirë për infrastrukturën , punë e cila duhet të njihet si arritje , por problemin e shoh tek mirëmbajtja e infrastrukturës. Nëse më lëjoni, sa herë që vij këtu tek televizioni juaj , unë shikoj që ju e mirëmbani . Rrugët e Kombit kanë nevojë për mirëmbajtje ,të gjitha rrugët kanë nevojë për mirëmbajtje, janë të gjitha fonde të cilat do shikohen se si do zgjidhen.Zoti Harasani duke pasë parasysh edhe një element tjetër , sepse gjithmonë pas 8 vitesh pasi ra Partia Demokratike nga pushteti , kritika më e madhe , ose e njerëzve që e mbështesin dhe e besojnë partinë Demokratike , ka qënë fokusimi tek qeverisja dhe lenja jashte vëmendjes e partisë . Ka nje proçes zgjedhor që duhet të ishte kryer në Partinë Socialiste . Ka një lloj diskutimi sikur Rama e ka shkëputur qeverisjen edhe e ka lënë pak më një anë partinë , ju e shikoni si një difekt të faktit kur një parti është në pushtet e humbet pak kontaktin me partitë ?Sot takohemi shumë mirë me deputet të Partisë Socialiste të cilat kisha vite pa i takuar . Një pyetje e ngritur e juaja është se pse nuk bëhen zgjedhje në parti ? Unë besoj se të bësh sot zgjedhje në parti , të bësh zgjedhje me kryatarit pas 7 muajsh unë mendoj se do të ishte një gabim shumë i madh. Sepse ju me shumë të drejtë thoni se ju dhanë 1 milIon “shuplaka” Berishës , dhe në ato 1 milIon shuplaka , 100 mijë , 200 mijë, 50 mijë janë të zhgënjyer , sepse thonë i dhamë “shuplakën” , kemi pritshmëritë tona dhe nuk po realizohen. Çfarë do mendojnë këto 250 mijë shuplakat e tjera , në qoftë se do harxhohej një muaj kohë ,sepse proçesi zgjedhor do një muaj kohë. Rama me çdo kandidat të shkojë fshat më fshat, qytet më qytet , sepse ne kemi një anëtarë një vote, të debatojë me kandidatin tjetër , të fusë partinë në një proçes zgjedhor per kryetar , unë mendoj se do të ishte tallja më e madhe me këto 250 mijë votues ,sespe ata të dhanë një mandat për ti zgjidhur papunësinë , për ti zgjidhur problemin e ujit , për të nxjerrë ekonominë nga ngërçi , dhe ti ke një program tjetër pas 7 muajsh për të qënë kryetari i partisë . Ne e kemi si natyrë , është në natyrën e popullit shqiptarë që të kërkojë më shumë. Ne i dhamë mandat për të qënë Kryeministër për 4 vjet dhe pas 7 muaj ti kërkon të bësh zgjëdhje në parti . Për çfarë? Ndërkohë që në rregullore është e shkruar që kryetari i partisë është Kryeministri. Jam i bindur se po të shkosh në një fshat të Kavajës , në një fshat të Rrogozhinës , dhe zona të tjera që njoh , dhe të shkosh ti thuash se unë jam kryetar partie , do thonë po tallesh me ne . Votuam , bëmë luftë me Berishën se nuk ishte e lehtë , nuk ishte e lehtë të prishej aleanca e mëparshme për të besuar aleancën e re nuk ishte e lehtë. Çfarë po na kërkon tani ?Meqë përmendët aleancën me LSI-në dhe me zotin Meta , ka kaluar një vit që nga momenti që ranë dakort , zoti Meta u rikthye edhe një herë në origjinën politike që është e majta , dhe zoti Rama ndërtoj kualicionin me zotin Meta ,mendoni se ishte e vetmja rrugë e mirë për të sjellë edhe një hërë të majtën në pushtet, nëse e gjykojmë pas një viti?Kam vendosur të mësoj shumë nga Qeveria Shqiptare dhe nga zoti Rama , kam vendosur të shikoj përpara dhe jo mbrapa , dhe kjo do të ishte përgjigjja edhe e pyetjes tuaj. Koha e vërtetoj se bënë gjënë e duhur . A mund të kishte pasë zgjedhje tjera ? Sigurisht që po . A mund të kishte emra tjerë në Qeveri? Sigurisht që po. E mira e këtij fakti duket se është një kualicion që po bashkëpunon , një kualicion i cili ka problemet e veta , dhe e mira e kësaj është se po mundohen ti zgjidhin. Unë nuk kam patur kontakte me zotin Meta , po jam i bindur se LSI dhe PS e dinë që kanë probleme , dhe po punojnë çdo ditë për të zgjidhur problemet mes kualicionit , sepse janë pak a shumë dy kafshë politike të ngjashme, po nuk është e njëjta kafshë , kështu që duhet shumë kohë sa të përputhen.Në analizën politike, mediatike, publike , shpesh herë e shikojnë si dominues zotin Meta , siç ka ndoshur edhe në rastin me Partinë Demokratike , mendoni se ky është problemi më i madh që kanë mes tyre , pra kur flasim për dominues edhe në ato vënde pune që janë premtuar . Pra a është e vështirë të bashkëpunojë një binom i tillë , që ju thatë se janë e njëjta ngjyrë , po jo e njëjta kafshë ?Sigurisht që nuk është e njëjta kafshë , tashmë janë të dy politikanë të regjur , politikanë me shumë eksperiencë , jo vetëm në politikë por edhe me njëri-tjetrin. Politikanë të cilët kanë mësuar të flasin nga larg , politikanë të cilët kanë mësuar se kush janë anët pozitive kur janë bashkë, dhe kush janë anët nëgative kur janë kundra njëra-tjetrës. Është humbur Tirana , u humbën 4 vjet qeverisje ,u nda PS-ja, pra i dinë të mirat dhe të këqijat kundrejt njëri-tjetrit. Është një kualicion që do dijë të bashkëpunojë për sa kohë që gjithsescili do dijë vëndin e vet. Në moment kur një nga palët do mendojë se është dominuese ndaj palës tjetër atëhëre ky kualicion do prishet. Besoj se e kanë ruajtur dhe do vazhdojnë ta ruajnë pasi të dy krerët e partive e dinë shumë mirë cilët janë anët pozitivë dhe negative kur janë bashke dhe të ndarë.Me atë që ju thatë që vini një herë në tre muaj është e mjaftueshmë besoj për të mbajtur kontakte . Duke pasë parasysh faktin se Partia Socialiste është shquar për debatin e brëndshëm , shpesh herë edhe i tejkaluar në masë , e shikoni të trazuar ambjentin brënda Partisë Socialiste?Jo . Besoj se gjërat evolojnë shumë . Partia Socialiste është parë gjithmonë si një parti me dy koka , një parti ku në digë kullonte gjithmonë uji . Fatmirësisht gjërat evolojnë. Me lejo të jap një shëmbull nga sporti . Brezi im e mban mend kombëtaren Gjermane , një lojë shumë e fuqishme fizike , lojë që luhet deri ne momentin e fundit . Për disa ditë e shikon kombëtaren Gjermane të shkojë në Brazil . Nuk ka më një lojë fizike . Ka një taktikë , është një lojë e shpejtë , është një lojë me skema . E njëjta gjë pak a shumë po ndodh edhe në PS, nuk ka më nevojë që të jenë debatet e zhurmshme në media . Besoj se sot janë shumë më skematik , janë shumë më të zgjuar , gjithsekush e di që nga lufta nuk fitohet , nga lufta vetëm çahet partia , kalohet në Opozitë. Mos të harrojmë se vijnë në pushtet pas 8 vitesh opozitë shumë shumë të vështirë , pasi opozita me Berishën nuk është e lehtë . Pra Partia Socialiste po evolon drejt një partie më të zgjuar , drejt një partie më elektorale , drejt një partie më politike. Njerëzit e kuptojnë rolin e tyre , njerëzit e kuptojne rolin brënda grupit , dhe besoj duke qënë në pushtet dhe duke ardhë nga Opozita, është më e lehtë për të .E shikoni si ndonjë “luftë” brënda Partisë Socialiste lëvizjen e zotit Blushi shpeshherë me ide të hedhura nëpermjet librave, por e kemi parë këto ditë edhe aktiv me qendrimet e tij, është një rrymë kjo ?Jo nuk besoj se është rrymë , zoti Blushi është zoti Blushi , ashtu siç Andisi është Andisi , gjithseskush ka mënyrën e tij të bëjë politikë. Zoti Blushi është një aset i Partisë Socialiste , ka mendimet e veta të cilat vazhdon ti shprehi , dhe bën mirë që i shpreh sepse i bëjnë mirë Partisë Socialiste , por nuk mendoj që është një rrymë e krijuar nga Blushi për marrjen e partisë ndaj zotit Rama . Unë mendoj se janë trillime shtypi , nuk shikoj një rrezik . Me ato deklaratat që kam ndjekur unë të zotit Blushi , kanë qënë për përmirësimin e qeverisjes, përmirësimin e menyrës së bërjes politikë, nuk ka qënë kritik në vetevete siç ka qënë gjatë kohës së LMN-së.Beson se ideja LMN meqë e përmendët ,është një histori e harruar tashmë , ju duket e habitshme kur e shikoni tek Partia Demokratike zotin Islami sepse ka qënë një ndër njerëzit e LMN-së ?Unë zotin Islami e kam parë dhe do vazhdoj ta shoh , si shok , si mik . A do doja të ishte zoti Islami të ishte në Partinë Socialiste ? Sigurisht që do doja. Por kjo është jeta. Formula ka vetëm në fizikë , politika është një shkencë sociale dhe nuk ka formula . Unë do doja shumë që sëbashku me zotin Islami të ishim pjesë e Qeverisë Socialiste , por Islami ndjehet shumë mirë aty ku është. Një miku im thotë gjithmonë në jëtë mund të zgjedhësh vetëm vjehrrin , ndërsa bashkëpuntorët nuk i zgjedh dot.Kalojmë pak në një diskutim të ditëve të fundit, edhe vizita juaj ardhja në Shqiperi konçidon me debatin e ndezur të trafikut të drogës , avionët me drogë , përdorimi i bazave ushtarake, ne gjithë këtë histori në qoftë se e keni ndjekur zoti Harasani . Sa të vërteta gjeni , sa me shqetësim duhet parë, dhe a gaboj Opozita që e denoncoi fortë këtë çështje , dhe po ashtu a gaboj Qeveria që nuk e mori në konsideratë alarmin e Opozitës?Për mendimin tim , trafik droge në Shqipëri ka pasur që në kohën e regjimit komunist , nuk ka pasur drogë por ka pasur kontrabandë . Nuk ka shqiptarë që nuk e di që cigaret që prodhoheshin në Durrës qoheshin kontrabandë në Itali, ose merreshin nga Italia kontrabandë . Kontrabandë ka në Amerikë që është shteti më i kontrolluar sot. Para disa muajsh u kap nëndetëse me drogë ,nuk dëgjova njeri të thotë se ka gisht Obama për këtë punë , megjithëse vinte nëndetëse nga Hawai. Çfarëdo pune të mirë të bëjnë zoti Tahiri dhe zoti Rama kontrabanda do vazhdojë. Nuk besoj se ka vënd të thuash i gjeta zgjidhje të bëj zero kontrabandën e drogës. A gaboi opozita që e bërtiti fort? Jo , Opozita bëri gjënë e duhur. A gaboi pozita që nuk e mori seriozisht ? Në qoftë se nuk e ka marrë seriozisht atëherë ka gabuar , dhe ka gabuar rëndë , por jam shumë i bindur që e ka marrë seriozisht. Ka dy mënyra si punon Qeveria , njëra është pjesa mediatike , pjesa tjetër janë brenda zyrave. Unë mendoj se dikush duhet t’ja kërkojë zotit Rama ose Komisionit të Sigurisë, që të dërgohen më shumë letra drejt SHISH-it, drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes , drejtuar Ministrisë së Rendit , për të parë sa serioze janë akuzat ndaj opozitës , për të parë se sa seriozë janë këto akuza ndak opozitës , për të marrë masa për ta parandaluar. Ka një pjesë e cila nuk është bërë publike dhe ndoshta nuk do të bëhet kurrë publike , që tregon seriozitetin me të cilin Qeveria e ka marrë këtë. Mua personalisht më lë pak hije dyshimi ai avion , se një avion që ulet në orën dy të drekës në rërë , ndalon dhe makina , të lë një hije dyshimi. Kjo që ndodhi është e rëndë , besoj se masat u morën , fakti që janë në ndjekje penale , dhe po kërkohen kudo nga Prokuroria që të zbulohen fijet. Fakti që është shoqëruar me shumë aksione të tjera , në Gjermani ,në Greqi , në Mal të Zi, mendoj se lufta kundër drogës është prioritet jo vetëm i Qeverisë Shqiptare , por i çdo lloj Qeverie . Ajo çfarë më shqetëson , dhe besoj se shqetëson dhe Partinë Demokratike, e cila duhet ta pranojë , është shumë e lehtë ti japësh vendit tënd njollen e një vendi trafikant , njollën e një Kolumbie . Duhet të jemi më të kujdesshëm në akuzat që hedhim sepse është shumë e lehtë të flasësh keq për vëndin tënd.U ekzagjerua kërkesa për ti thënë Ramës ik nga Opozita ?Jo , nuk ishte e ekzagjeruar , ishte qesharake . Kishte ca gjëra që nuk shkonin në atë protestë . Do i sugjeroja mos ti bënte të enjten në orën 10 se njerëzit janë në punë. Pastaj nuk kam dëgjuar protestë ku goditet njëra palë e kualicionit dhe pjesa tjetër nuk goditet fare .E çuditshme është kjo zoti Harasani ?Për mua është e çuditshme.Lë ndonjë shije dyshimi mbrapa ?Nuk besoj se ka vënd për shije dyshimi , aty është një interpretim . Po që të dalësh të kërkosh largimin e Ramës , largimin e ministrave në pushtet, mos të vazhdojë të rrijë PS-ja në pushtet. PD-ja kërkon që të largohet Rama dhe disa ministra , pastaj PD-ja do të propozojë edhe ai ministra që të jenë në emër të PS-së. Besoj se duhet të jenë më serioze kërkesat që bëjnë .Për të folur pak për Opozitën , duke pasë parasysh se pak a shumë në të njëjtën periudhe kohe po matet edhe Opozita e zotit Basha , si e keni parë mënyrën se si po evolon Opozita, ka edhe ajo hallet e veta .Unë nuk do doja të bëja gabimin që po bën Opozita me Ramën , pra ti kërkojë të largohet pas 7 muajsh . Unë nuk dua të bëj gabime të them se Basha nuk është i aftë të drejtojë Partinë Demokratike pas 7 muajsh . Ka nevojë për kohë , ka nevojë për struktura , ka nevojë për një formatim në parti , sepse aty ka shumë intelektual , ka shumë njerëz të cilët kanë peshë ,ashtu siç ka dhe shumë të tjerë të cilët nuk kanë peshë për mendimin tim . Ka shumë ish-ministra të cilët duhet të mësohen se kur të dalin poshtë shtëpisë nuk është bodigardi me makinë . Do kohë që të rregullohet. Kam eksperiencën time në 2005 , kur zoti Rama erdhi në krye të PS-së, gjërat nuk ishin shumë të lehta për zotin Rama , për efekt mosbesimi . Mendoj se për 7 muaj pozita është në hapat e parë . Sigurisht që ka bërë gabime , këto gjëra i di zoti Basha më mirë se të gjithë , shto dhe faktin që Zoti Berisha është aktiv , sepse zoti Berisha është zoti Berisha . Unë mendoj se Opozita do shkojë drejt rolit të saj . Unë mbaj mend se qeverisja më e keqe e PD-së ka qënë periudha kur PS-ja nuk shkonte në parlament, sepse nuk shikoheshin vendimet , merrej çdo gjë më e lehtë . Demokracia prandaj funksionon sepse ka pozitë dhe opozitë.Është e vështirë për zotin Basha të dalë nga hija e zotit Berisha , dhe a besoni se zoti Berisha po ja lë hapësirat e duhura për të marrë realisht timonin e Opozitës në dorë ?Në politikë janë teoritë konspirative që nuk na ndahen ne shqiptarëve , por në politikë askush nuk lë asgjë , gjithkush duhet ta fitojë vetë . Pra nëqoftëse zoti Berisha do tërhiqet që mos ti bëjë hije zotit Basha, nuk ka problem . Ashtu siç anëtarët e kryesisë së PD-së nuk do tërhiqeshin për ti lënë vendin anëtarëve të rinj.Zoti Harasani duke shpresuar që statusi të jetë një mundësi reale , duke pasë parasysh edhe gjithë këto që diskutuam , ka përmirësim cilësia ? Kemi një parlament që e shohim me sy kritik në publik?Është gjëja më e mirë që mund të bëhet që të shikohet me sy kritik. Kemi një parlament që ka shumë probleme , ose një parlament që ka më pak problem se parlamenti i kaluar , ose parlamenti i ’97. Ta krahasosh parlamentin e tashishëm me 4 vitet e shkuara është pak heret janë vetëm 7 muaj. Çdo gjë vjen duke u përmirësuar . Mund të ketë pas disa përsona që kanë qënë më të aftë në parlamentin e kaluar , mund të ketë shumë përsona që janë të aftë në këtë parlament.Ka një politikë të dominimit të biznesit zoti Harasani?Ky është një fenomen i cili mua nuk më pëlqen , dhe më bën përshtypje. Unë isha në Kosovë në fundjavë, pata një takim më zotin Thaçi,por kishin një problem për biznesmen që donin të hynin në lista. Është një problem botëror që të gjithë bisnesmenët duan të kenë akses në politikë . Por ajo çka ndodh në botë është se një biznesmën i madh kontribon me fonde. Një biznesmen i madh merr menaxherin e vet , dhe fut menaxherin e vet në politikë . Nuk futet vetë në politikë sepse i lidhen këmbët për biznes, e ka të vështirë të kërkojë nesër pasnesër për vëtë sepse duket sikur është interesi i tij . Në Shqipëri ndodh e kundërta , në Shqipëri duan që të gjithë biznesmenët të jenë në parlament , janë dy arsye, që nuk kanë besim se mund të zgjedhësh njeriun e duhur , ose e shikojnë si një përmbushje të vetvetes. Mendoj qe i duket se në Parlament e ka shumë më të lehtë të bëhet i njohur,i duket statusin i deputetit si një pashaportë e vetja.Për ta përmbyllur zoti Harasani ti kthehemi pyetjes së fillimit , unë si dashamirës i juaji, dhe si njeri që do doja ta shikoja ne Parlament , shpresoj t’ju kemi së shpejti në politikë.Të falenderoj , nuk e di sa e mundur, unë mendoj se dhe kjo që po bëjmë bashkë është politikë.