Korçë, 2 vajza të mitura 24 orë larg banesës, kishin dalë shëtitje

Korçe- Janë gjetur në  Devoll dy vajzat e mitura nga Korça të cilat ishin larguar nga banesa tre ditë më parë.Familjarët kishin denoncuar ditën e djeshme për humbjen pa gjurmë të dy adoleshenteve, 14 vjeçare.Dy vajza të mitura, njëra 13 dhe tjetra 14 vjeçe ishin larguar nga banesa prej ditës së djeshme dhe janë gjetur sot paradite në një kryqëzimin mes fshatit Progër dhe rrugës nacionale Korçë- Bilisht,1 km larg fshatit ku banonin Vranishtë.Denoncimi për zhdukjen e vajzave të identifikuara me inicialet G.Xh dhe G.B.  ishte bërë dje pasdite nga familjarët dhe policia ishte vënë menjëherë në kërkim.Dy vajzat kanë treguar se kishin dalë shëtitje bashkë, por mbetet mister se cfarë ka ndodhur me ta 24 orët e largimit nga banesa.Policia po i merr në pyetje ndërsa mësohet se gjëndja shëndetësore e tyre është e mirë.sg/oranews online