Super Real Madrid, "përmbys" Atletikon dhe fiton Championsin e dhjetë në historinë e tij

Mbyllet finalja e Champions League. Real Madridi i Ançelotit shpallet kampion i Europës për herë të dhjetë në historinë e klubit të tij.Dy ekipet e Madridid, Real dhe Atletiko do të sfidonin sonte njera-tjetrën në Lisbonë.Një atmosferë e jashtëzakonshme nga të dyja tifozeritë. Edhe ndeshja ka nisur e tillë.Ekipet u përpoqen të tregohen të kujdesshme duke u përpjekur të zotërojnë sa më shumë topin.Duhej të vinte minuta e 36 që të zhbllokohej sfida. Një gabim nga ana e Kasijas i dha mundësinë Atletikos që me anë të Godin të kalojë në avantazh. Dalja e gabuar e portierit të Real, i dha mundësinë Atletikos të kalojë përpara.  Pjesa e parë u mbyllur në shifrat 0-1 për djemtë e Simeones.Në momentin kur ka nisur pjesa e dytë Reali ishte më kërkues. "Los Blankos" kerkuan golin e barazimit dhe e kanë arritur në fund të ndeshjes. Pikërisht në min e 93, ku Sergio Ramos barazoi duke shënuar një gol me kokë dhe çoi ndeshjen në shtesë. Shtesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-1 dhe gjithçka ka ndodhur në 15 minutshi e dytë të shtesës. Goli i avantazhit për Real erdhi në minutën e 110.Eshtë Bejl që shënon me kokë. Minutat e mbetura nuk i mjaftuan Atletikos për të reaguar. Real Madrid shënon dhe dy gola të tjerë në kuadrin  e 5 minutave me Marcelo dhe Ronaldo duke fundosur totalisht Atletikon.Pas 120 minutave mbyllet gjithçka 4-1, dhe Real Madrid fiton Championsin e 10-të. Ançeloti bëhet trajneri i cili e ka fituar këtë trofe plot 3 herë si trjaner duke vendosur rekord. Nga ana tjetër Atletiko mjaftohet me fitimin e La Ligës. Festa është e gjitha e realit, ku kapiteni Iker Kasijas ngriti në qiell trofeun e Champions League.