Kiev, ukrainasit zgjedhin sot Presidentin e ri, 18 kandidatë në garë
Kiev- Ukrainasit do të votojnë sot për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit, disa muaj pasi përmes protestave te dhunshme, presidenti Viktor Janukoviç u largua me dhunë nga pushteti.18 kandidatë garojnë për postin e presidentit, në një moment që shihet se vendimtar për të ardhmen e vendit. Qëndrat e votimit janë hapur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të mbyllen në orën 20:00 të mbrëmjes, ndërsa rezultatet pritet të publikohen gjatë të hënës.Zgjedhjet po zhvillohen nën masa të rrepta sigurie, për shkak të tensioneve të vazhdueshme edhe përgjatë orëve të fundit në dy rajonet lindore, Donjetsk dhe Slloviansk.Mbi 1 mijë vëzhgues të Organizatës për Bashkëpumim dhe Siguri, OECD janë shpërndarë në të gjithë vendin, për të mbikëqyrur mbarëvjatjen e procesit zgjedhir ndërsa rreth 75 mijë forca policie janë mobiziluar për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë procesit zgjedhor.Krerët e separatistëve pro-rusë në lindje të vendit kanë urdhëruar një lloj mobilizimi të përgjithshëm, madje sipas mediave vendase ata kanë kërcënuar banorët e rajoneve lindore se do të përballen me pasoja nëse marrin pjesë në zgjedhje.Disa zyrtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë kërcënuar ndërsa listat e zgjedhësve janë grisur disa herë.Ndonëse prej disa orësh votimi në Ukrainë ka filluar, në Donjetsk raporton BBC, ende nuk është hapur asnjë qendër votimi. Sipas sondazheve paraprake, Petro Poroshenko apo i njohur ndeyshe si "Mbreti cokollatë" do të triumfojë në këto zgjedhje, përballë rivales së tij më të fortë, ish kryeministres Julia Timoshenko.Sipas Kodit Zgjedhor në UKrainë, njëri nga kandidatët duhet të fitojë më shumë se 50% të votave, në të kundërt do të shkojnë në një raund të dytë votimesh, që do të mbahet më 15 qershor.Ndërsa ju drejtua qytetarëve, të shtunën në një dalje televizive, kryeministri në detyrë i vendit, Arseniy Yatsenyuk i kërkoi atyre të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shprehin mendimin e tyre ndërsa vetëm pak ditë më parë edhe presidenti rus Vladimir Putin, tha se do të respektojë zgjedhjet në UKrainë dhe se ishte i përgatitur për të bashkëpunuar me atë që do të zgjidhet president i vendit.sg/oranews online/