Rama e Pacolli në Kazakistan, lobojnë për hekurudhën Kosovë- Shqipëri

Tirane-  Kazakistani kërkon rikthimin e primatit të Rrugës së vjetër të mëndafshit që lidh Azinë me Europën.Ky korridor i rëndësishëm botëror kalon edhe përmes Shqipërisë dhe Kosovës, përmes linjës hekurudhor e cila lidh rrjetin europian dhe Azinë duke kaluar nga Kosova dhe përfundon në portin e Shëngjinit në Shqipëri.Ky projekt me rëndësi strategjike sidomos për Kosovën do të shqyrtohet për tu investuar nga Kazakistani, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministri i Kosovësë Behxhet Pacolli lobuan gjatë vizitës dy ditore që po zhvillojnë në Kazakistan.Zv/kryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli përmes një postimi në rrjetin social e vlerëson si një një projekt thelbësor për Unionin Ekonomik me Shqipërinë por dhe një ide e kahershme e tij.Shumë shpejt Presidenti Nazarbajev do të vizitojë Shqipërinë së bashku me një grup investitorësh kazakë.Investimet kazake po kërkojnë hapësira të reja në Bashkimin Europian, në vendet tona dhe vëllimi i tyre në botë sot arrin në 26 miliardë dollarë.