Prag statusi, Rama të hënën drejt Hollandës për ta “bindur”

Hollandë- Pas kthimit nga vizita dyditore në në Kazakistan, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të hënën drejtë Hollandës.Atje shefi i qeverisë shqiptare pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë lidhur me çështjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në qershor.Këtë vizitë në Hollandë, Kryeministri e paralajmëroi edhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist të hënën e 19 majit ku deklaroi se kishte marrë një ftesë nga kryeministri holandez duke shprehur besimin se ekzistojnë arsye të forta se “kurrë nuk kemi qenë më pranë këtij objektivi strategjik të munguar për Shqipërinë, disa vite me radhë”.E ndërsa mbeten edhe pak javë nga vendimi për statusin e vendit kandidat, kryeministri deklaroi se kontaktet me partnerët ndërkombëtarë janë shpresëdhënës për fatin europian të Shqipërisë.Gjatë vizitës në Hollandë, Kryeministri Rama do të mbajë në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale një ligjëratë të fokusuar në kontributin e Ballkanit në të ardhmen e BE-së