Festivali i filmit mjedisor, Wilton: Shqipëria ka resurse, por ato janë të ndotura

Shkodër- "Shqipëria është një vënd shumë i bukur të cilit natyra i ka dhuruar resurse natyrore të pazëvëndësueshme, por fatkeqësisht ndotja e rërës, ujit dhe ajrit është e madhe" .Ishte kjo deklarata e Zv. Kryetarit të Delegacionit të OSBE në Shqipëri, Wilton, i cili nuk ka nguruar aspak të japë kritikat e tij në një kohë kur në Shkodër po zhvillohej Festivali i Filmit të Mjedisit organizuar nga Qëndra e Informimit e Bashkimit Europian.Filmat dokumentare percillnin një mesazh sensibilizues për mbrojtjen e mjedisit dhe mënyrat e komportimit me resurset natyrore, një mesazh ky aq i nevojshëm dhe i rëndësishëm për secilin nga ne.Në një kohë kur vendi ynë po synon aderimin në BE dhe po përqas legjislacionin dhe reformat drejt praktikave europiane,sensibilizimi i qytetarëve duhet të jetë me i lartë dhe më efikas.