70-vjetori i Kongresit të Përmetit rikthen simbolet e diktaturës
Përmet- Nën thirrjet e veteranëve të luftës “Parti Enver” apo “Rroftë Partia Komuniste” është përkujtuar 70-vjetori i Kongresit të Përmetit, ku të pranishëm ishin kryetari i parlamentit Ilir Meta, deputetë të LSI-së dhe Partisë Socialiste.Gjatë fjalës së tij kryeparlamentari Meta tha se Kongresi ishte një moment i lavdishëm për luftën, ndërsa nënvizoi se nuk pajtohet me deformimin e mëvonshëm që iu bë vendimeve të tij.“Ne nuk pajtohemi me deformimin e mëvonshëm të vendimeve të Kongresit të Përmetit. Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare është krenaria jonë e madhe. Kongresi i Përmetit, është një moment i lavdishëm për luftën. Pa luftën fati i Shqipërisë mund të ishte edhe copëtimi i saj, mirënjohje për partizanët e dëshmorët e atdheut”, u shpreh kreu i Kuvendit.Më herët personalitetet nderuan Kongresin, por dhe Dëshmorët duke vendosur kurora me lule pranë memorialit kushtuar Kongresit të Përmetit.