Kosovë, Gjykata speciale hetime edhe për korrupsionin

Teksa kryeminsitri i Kosovës Hashim Thaçi ka vënë Gjykatën speciale si kusht për zgjedhjet e parakoshme, debatet për krijimin e saj shtrihet në nivel juridik, politk dhe social.  Edhe pse akoma nuk dihen ende detajet për Gjykatën e cila pritet të themelohet për të gjykuar krimet e pretenduara të UÇK-së, profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, mendon se kjo gjykatë nuk do të jetë ekskluzivisht vetëm për krimet e luftës dhe për UÇK-në."Kjo gjykatë nuk është vetëm për UÇK-në, por për krimet e kryera gjatë vitit 1998, pas qershorit të vitit 1999, pra edhe pas çlirimit të Kosovës", ka dekalruar ai per mediat vendase."Kjo gjykatë do të merret edhe me vrasjet që kanë ndodhur pas luftës, të cilat sigurisht janë duke u hetuar. Po ashtu, kjo gjykatë do të merret edhe me milionerët e rinj, të cilët janë bërë milionerë për dy vjet. Pra, kjo gjykatë do të merret edhe me veprat penale të korrupsionit".Duke folur për mandatin që mund të ketë kjo gjykatë, Ismet Salihu mendon se Gjykata Speciale do të ketë një mandat të paktën 5 vjeçar. Ai thotë se kjo gjykatë nuk do të jetë fare në juridiksionin e Kosovës, por fton deputetët që ta votojnë, pasi mendon se nëse nuk votohet, versioni se Këshilli i Sigurimit i OKB-së, mund ta bëjë një gjë të tillë, i duket një gjë e keqe.okb"Më mirë do të ishte që deputetët ta pranojnë këtë gjykatë, sepse me vendos Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëhet më keq." Ndërkohë një thirrje për votimin e Gjykatës ka lëshuar edhe Zv/ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili deklaroi:  "Imazhi i Kosovës do të dëmtohet nëse injorojmë  këshillat e atyre që bombarduan për 3 muaj rresht Serbinë dhe ndihmuan themelimin e shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës.Bashkëpunimi me BE-në, EULEX-in dhe SHBA-në, sipas tij, është shtyllë e orientimit euro-atlantik. Në të kundërtën, sipas tij efekti negativ i refuzimit të Kuvendit do të jetë shumë më drastik se vetë themelimi i Gjykatës.