Mitrovicë, u vihet zjarri dy makinave në veri
Dy automjeteve private u është vënë zjarri nga persona ende të panjohur në veri të Mitrovicës.Lajmi konifrmohet nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.Rasti i parë i zjarrëvënies është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 02:20 të së mërkurës, në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës, ku është djegur automjeti me targa “KM”, pronë e një pjestari të Policisë së Kosovës në stacionin e veriut, nga radhët e komunitetit serb. Pronari i mjetit është marrë në pyetje nga policia.Rasti i dytë i zjarrvënies është regjistruar rreth orës 03:10, në rrugën “Mbreti Petër”, në veri të Mitrovicës, ku janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e parme të automjetit ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë zjarrin. Nuk është raportuar për të lënduar në njerëz ndërsa vlera e dëmeve materiale të shkaktuara në të dyja rastet nuk është përcaktuar.