Standard and Poor's rrit vlerësimin për Greqinë
Greqia është në rrugë të mbarë. Agjencia e vlerësimit të stabilitetit financiar, Standard and Poor's ka rritur me gjashtë nivele, kredibilitetin e borxhit sovran të Greqisë, duke vlerësuar përmes kësaj lëvizjeje vendosmërinë e vendeve europiane për ta ndihmuar shtetin Helen.S&P vlerësoi përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë greke për të shkurtuar shpenzimet. Pavarësisht përpjekejeve të qeverisë Samaras, Greqia po e mban frymën falë paketave të shpëtimit të dhëna nga kreditorët ndërkombëtarë.Javën e kaluar Athina morri këstin e radhës së ndihmës, jetik që vendi të paguante disa nga detyrimet e borxhit të vet të stërmadh.Bashkimi Europian e FMN ranë dakord të japin edhe 49.1 miliardë euro të tjera, pasi u bindën se Qeveria e Samaras do të vazhdonte kursimet dhe do të kishte mundësinë të shlyente borxhet.Deri tani, 240 miliardë euro janë akorduar për Athinën, nga të cilat ajo ka marrë 149 miliardë. S&P thotë në deklaratën e saj se situata në terma afatgjatë duket e qëndrueshme.