Haradinaj: Nëse bëhem Kryeministër do të flas me vepra
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me qytetarët e Vitisë, i ka ftuar ata që të kalojnë në një realitet tjetër dhe me fol vetëm përmes punës.Ai ka theksuar se tani kur jemi në përmbyllje të vitit 2012 dhe fillimit të vitit të ri, Kosovës i duhet një fillim i ri.“Nëse më jepet mundësia dhe me marrë udhëheqjen në vend , do të flas vetëm me punë”, ka thënë Haradinaj.Ai është shprehur se u bënë disa vjet që flasim për tema të njëjta , se nuk ka rrymë, papunësia është e madhe apo se nuk ka qeverisje të mirë. Por tani është koha që të flasim vetëm përmes punës. “Ju e dini se çka po kërkohet sot, me gjetë një njeri se si me ja fillu punës dhe t`ia fillojmë punës dhe përmes punës të flasim për të ardhmen”, është shprehur Haradinaj.Ndërsa kryetari i AAK-së për Viti, Visar Demiri, ka thënë se me kthimin e Ramush Haradinajt , skena politike e Kosovës, fitoi një dinamizëm për të punuar dhe arritur objektivat që Haradinaj i kishte parashtruar para vetës sa ishte në postin e kryeministrit.