Nikoliç takim me ambasadorët, në fokus integrimi dhe Kosova
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Beograd janë takuar me presidentin e Serbisë, Timosllav Nikoliç për të diskutuar për integrimin e Serbisë dhe përparimin në dialogun Beograd – Prishtinë.Një njoftimin e zyrës së BE-së në Beograd për takimin ritheksohet edhe një deklarata e ministrave të jashtëm të BE-së javën e kaluar ku i bëhej thirrje Serbisë të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën.Ky takim është mbajtur me nismën e shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, dhe të ambasadorës së Qipros, Nafsike Krusti.Në deklaratë shpjegohet se shefat e misioneve të vendeve të Bashkimit Evropian rregullisht takohen me presidentin dhe liderët e tjerë të Serbisë “me qëllim të shkëmbimit të mendimeve dhe stimulimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik”.