Fyle: BE nuk ka kushte plotësuese për FYROM

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle ka deklaruar se BE nuk ka kushte plotësuese për Shkupin për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim.“Nuk ka kushte të reja për marrjen e vlerësimit pozitiv për raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian lidhur me FYROM”, ka deklaruar Fyle.Ai ka theksuar si të nevojshme zgjidhjen e kontestit të emrit dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, por edhe detyrimet e brendshme, që janë përfshirë në raportin e progresit për 2012 dhe në konkluzat e Këshillit Evropian të miratuar javëve të fundit.Ndërkaq Presidenti Ivanov gjatë fjalimit të sotëm të fundvitit u shpreh i dëshpëruar nga rezultati i Këshillit të ministrave të BE-së për sa i përket Datës së Negociatave, duke fajësuar fqinjët që nuk kapërcejnë dot të kaluarën. Megjithatë, Ivanov theksoi se Maqedonia do të vazhdojë të mbetet besnike ndaj përcaktimit të euro-integrimit.