Ashton e kënaqur me zbatimin e IBM

E kënaqur shprehet Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian Chatherine Ashton, për rezultatet e grupeve punuese të arritura në dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës, për zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit (IBM)."Përfaqësuesja e lartë për Politika të Jashtme, Catherine Ashton është e lumtur me rezultatin e grupeve punues për IMB, mbi të cilën dje dy palët kanë arritur pajtim mbi zbatimin e mëtutjeshëm të IBM” ka thënë sot zëdhënësi i Ashton, Michael Mann.Ndersa do te diskutohet përsëri puna teknike për këto çështje në takimin e ardhshëm mes Ashton, Daçiç dhe Thaçi, i cili do të zhvillohet më 17 janar.Michael Mann ka theksuar se marrëveshja e arritur për doganat do të shërbeje që vendkalimet në mes Kosovës dhe Serbisë të funksionojne në mënyrë normale."Përfaqësuesja e lartë e BE-s, pret që pajtimi i arritur dje do të lejojë funksionimin normal të dy vendkalimeve të hapur më 10 dhjetor, si dhe të bëhet hapja e dy vendkalimeve tjera deri në fund të vitit, siç është rënë dakord nga të dy kryeministrave më 4 dhjetor", tha ai.Ndërkohë mediat serbe citojnë kreun e ekipit të Beogradit në bisedimet ne Bruksel, Dejan Paviçevic, i cili ka nënvizuar se kjo marveshje parashikon që mallrat të cilat hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare në veri dhe që janë të destinuara për komunat veriore, të mos doganohen.Dejan Paviçevic tha se marreveshja mes Beogradit dhe Prishtinës mbi procedurat doganore dhe detyrave në vijën administrative mes Kosovës dhe Serbisë duhet të hyjë në fuqi më 20 dhjetor.