Platforma e Serbisë, e rrezikshme për Kosovën

Platforma e Serbisë, një pjesë e së cilës është publikuar nga mediat serbe, ku kërkohet një lloj statusi autonom për komunat veriore të banuara me serb, sipas modelit të Republikës Serbe në Bosnje, shihet si e rrezikshme në Kosovë.Përfaqësues të partive opozitare dhe analistë politikë, thonë se një platformë e tillë është joserioze dhe implementimi i saj, sipas tyre, është i dëmshëm dhe do të rrezikonte gjithçka që është ndërtuar deri tani në raportet Kosovë-Serbi.Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati duke e quajtur joserioze platformën e Serbisë për Kosovën, thotë se me këtë platformë, Serbia po tregon se nuk është e interesuar t’i përmirësoj marrëdhëniet me Kosovën.Kjo është një taktikë që të kërkohet diçka e cila nuk mund të bëhet, për të rritur presionin në raport me Prishtinën, në mënyrë që pastaj të arrijë diçka tjetër. Kjo nuk është aspak serioze dhe as një vullnet që të normalizohen raportet për të biseduar me Prishtinën dhe të diskutojnë për të drejtat e qytetarit serb në atë pjesë”, ka thënë Ferati.Krijimi i një autonomie në veri të Kosovës, ku komunitet serbë është shumicë, sipas deputetit Ferati, do të ngjallte dëshirën e të gjitha komuniteteve shumicë që jetojnë nëpër shtetet në Ballkan, që të kërkojnë pavarësinë në vendin ku jetojnë.“Kjo do të përbënte një precedent që sigurisht ka për të ndikuar edhe në zonat e tjera. Sepse nuk janë vetëm serbët në pjesën veriore shumicë në atë pjesë, por kemi edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës, është Sanxhakun, Vojvodinën, Tetovën, Shkupin, Ulqinin të cilët janë të banuar me shumicë nga komunitetet pakicë. Çfarë do të ndodhte nëse 30 ose 40 mijë qytetarë të komunitetit pakicë të fillojnë të sillen ashtu siç po sillen qytetarët serbë në veri, atëherë kriza në Ballkan do të ishte e paevitueshme”, ka thënë Ferati.Ndërsa, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosjes thotë se Serbia po vazhdon ta synojë kontrollin mbi Kosovën dhe këtë dëshiron ta ndërtojë përmes kontrollit faktik mbi një pjesë të territorit të Kosovës, ashtu siç bën me Bosnjën.“Kjo gjë ka qenë dashur të jetë e pritshme për të gjithë ata që i kanë përcjellë me vëmendje zhvillimet politike në dhe rreth Kosovës. Kjo “uri” lidhet ngushtë me negociatat që Hashim Thaçi po i zhvillon me bashkëpunëtorin e tij Ivica Daçiç. Ky synim i Serbisë doli në pah në platformën e koalicionit të saj fashist mes socialistëve dhe radikalëve, që e kanë qeverinë atje, platformë kjo e cila është përpiluar për negociatat”, ka thënë Ymeri.Kjo gjë sipas tij, duhet të ndikojë në ndaljen e negociatave me Serbinë dhe implementimin e shtrirjes së institucioneve të Kosovës në atë pjesë të vendit, të cilat sipas tij, do të ndikonin në krijimin e një autonomie në veri. Megjithatë ai thotë se kjo gjë nuk pritet të ndodhë, derisa qeveria e Kosovës udhëhiqet nga Hashim Thaçi.