Harta e re territoriale, ja 5 variantet. Fino-Opozitës: Jepni konsensus
Tirane- Pas një rrugëtimi disamujor konsultimesh në të gjithë Shqipërinë, qeveria hedh një hap shumë të rëndësishëm për realizmin e një prej reformave të saj më të rëndësishme, ndarjen e re të territorit.Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore ka prezantuar 5 variante të hartës së re administrative territoriale, në një mbledhje të veçantë të Komsionit të Posaçëm të Reformës, në prani të kryeparlamentarit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, ambasadorëve dhe grupeve të interesit.5 propozimet e qeverisë parashikojnë ndarjen e re të territorit me një limit prej 30 njësish vendore e maksimum prej 63 të tilla, ku kriter bazë mbeten zonat funksionale .Kriter të cilin e përmbush plotësisht varianti i parë që e ndan territorin në 30 njësi, e që ka referencë ndarjen parë vitit 1992. 9 njësi më tepër i shtohen variantit të dytë, që ngrihet mbi ndarjen e rretheve pas 92.Projekti i tretë afrohet e ndan terriorin në 47 njësi, variant i 4 në 57 të tilla ndërsa propozimi i 5 shënon numrin më të madh të njësive në 63 te tilla.E vendosur për ta çuar në fund reformën, mazhoranca këmbënguli edhe një herë në konsensusin e opozitës.“Ne i kishim ftuar te gjithë partitë Politike Parlamenta dhe jo Parlamentare, dhe opozitën në mënyrë të veçantë. I bëj thirrje edhe një herë Opozites që të japë dhe ajo pëlqimin e saj për variantin që mendon se është më i miri. Madje , shkoj dhe më tej, edhe neqoftese ka mendime te tjera Opozita, është e mirëpritur të na i paraqesë përsëri." tha Fino.Kriteret “Kriteret që u miratuan nga komisioni lidhen me zonat funksionale, pra që të krijohen njësi që të jenë zona funksionale, ku të ketë hapësirë dhe ndërveprime sociale-ekonomike-kulturore. Zona funksionale do jetë e përqendruar në një zonë urbane, dhe me një numër të madh popullsie, dhe të ofrojë shërbime publike.”deklaroi Çuçi.Sipas ministrit, një tjetër kriter ka të bëjë me distancën nga territori, nga qendra në periferi.“Ka një traditë historike, pra kjo zonë të ketë lidhje tradicionale mes të tjerave. i vetmi moment, që nga kriteret e përgjithshme të bëhet përjashtim ato komuna me kriter etnik."tha ministri.Nga kriteret përjashtohen komunat me minoritet etnik“Nga kriteret e përgjithshme u ra dakort që përjashtim të bëjnë vetëm komunat që kanë një përkatësi të pastër të minoritetit etnik. Pra këto komuna nuk do t’i nënshtrohen aplikimit të kritereve të përgjithshme”.Rama: Hap i ri drejt një reforme radikalePrezantimin e reformës e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama në rrjetin social Facebook, i cili e ka quajtur një hap të rri drejt një reforme radikale.“Prezantohet në Kuvend projekti i Reformës Administrative Territoriale. Hap i ri drejt një reforme radikale të vendit”, shkruan RamaJa 5 variantet e prezantuara nga Ministri Çuçi:Varianti 1: Parashikon 30 njësi të qeverisjes vendore, me këto karakteristika:Popullsi mesatare 93.338 banorë/njësiSipërfaqja mesatare 944 m2/njësiDendësia mesatare 4051 banorë/km2Varianti 2: Parashikon 39 njësi të qeverisjes vendore, me këto karakteristika:Popullsi mesatare 71.798 banorë/njësiSipërfaqja mesatare 726 m2/njësiDendësia mesatare 3116 banorë/km2Varianti 3: Parashikon 47 njësi të qeverisjes vendore, me këto karakteristika:Popullsi mesatare 59.577 banorë/njësiSipërfaqja mesatare 602 m2/njësiDendësia mesatare 2586 banorë/km2Varianti 4: Parashikon 57 njësi të qeverisjes vendore, me këto karakteristika:Popullsi mesatare 49.125 banorë/njësiSipërfaqja mesatare 497 m2/njësiDendësia mesatare 2132 banorë/km2Varianti 5: Parashikon 63 njësi të qeverisjes vendore, me këto karakteristika:Popullsi mesatare 44.446 banorë/njësiSipërfaqja mesatare 449 m2/njësiDendësia mesatare 1929 banorë/km2Javën e ardhshme komisioni do të përcaktojë se si do jetë harta e re administrative territoriale e Shqipërisë, për t’i hapur rrugë një procesi 2 mujon konsultimesh i cili do të përmbyllet me votimin në Kuvend të reformës brenda 31 korrikut. Ky është edhe afati i fundit që opozita ka për të dhënë konsensusin e saj.