Zjarret përfshijnë Kaliforninë, nis evakuimi i zonave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2014, 19:14
Qindra e mijëra persona kanë braktisur shtëpinë për shkak të zjarreve që kanë përfshirë kontenë e San Diegos në Kaliforni.Qindra shtëpi, biznese, makina e pemë janë përfshirë nga flakët e zjarrit, të ndihmuara edhe nga erërat e forta.Për arsye sigurie janë evakuar gjithashtu edhe baza ushtarake në Kaliforni dhe uzina bërthamore atje në një kohë që muajt e gjatë të thatësirës kanë bërë edhe që Kalifornia të jetë e prirur që të përfshihet nga zjarret këtë vit.Mbi 9 vatra zjarri kanë përfshirë Kaliforninë vetëm 24 orët e fundit. Zjarri ka përfshirë mëngjesin e së enjtes edhe Los Anxhelos-in.Sipas shefit të zjarrëfikësve, Michael Davies , zjarret e tilla janë të parashikueshme për këtë periudhë të vitit.