Nënkryetarja e PDK në Kosovë, Margarita Kadriu: Ja pse e lashë biznesin për politikën

Nënkryetarja e sapozgjedhur PDK-së së Hashim Thaçit në Kosovë, Margarita Kadriu në një intervistë ekskluzive për “Tonight Ilva Tare” ka deklaruar se është larguar nga biznesi për t’u bashkuar në politikë për dy arsye. E para janë qytetarët, të cilët sipas saj nuk kanë pasur mundësi që në këto 15 vjet të kenë qenë në fokus të politikanëve, dhe e dyta për të dhënë një model të ri në politikë.“Ajo që më shtyu të kaloj në politikë ishin dy arsye: e para janë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët për fat të keq në këto 15 vjet nuk arritën të kenë politikanë dhe politika të cilët do t’i kenë në fokus qytetarë. Unë përmes angazhimit tim do të jap maksimumin në mënyrë që gjerat të ndryshojnë. E dyta është që të jap një model të ri në politikë”, u shpreh Margarita Kadriumargarita kadriu2Ja intervista e plotë me N/Kryetare e PDK-së në Kosovë, Margarita KadriunIlva Tare: Margarita Kadriu mirembrema!Margarita Kadriu: Mirëmbrëmë dhe mirëse ju gjetaIlva Tare: Keni udhëtuar nga Prishtina për një jëtë të re që tani keni nisur prej 24 orësh. Pse e latë biznesin për të hyrë në politikë?Margarita Kadriu: U bënë 17 vite punë intensive në ndërmarrje dhe botën e medias, kam udhëhequr gazetën “Kososva Sot”, dhe ajo çka me shtyu ishin dy arsye: Arsye e pare janë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët për fat të keq për këto 15 vite e fundit nuk arriten dhe nuk kanë politikanë dhe politika që kanë në fokus qytetarët. Unë përmes angazhimit tim, dua të jap maksimumin e potencialit që kam ,të gjithë energjinë positive, dua ndryshim përmbajtësor ,jo ndryshim të pamjes të partisë, por ndryshim nga brenda, këtë e gjeta në Partinë Demokratikë të Kosovës ku kryeministri hashim thaci, kreu i PDK më ofroi mundesin që këto ndryshime t’i bej ne dy sera, brenda përbrenda partiës politike ku më emëruan kryesia e pdk duke me votuar njëzëri si nenkryetare e PDK dhe të njejten gje ta bej dhe në qeverine e ardhshme “Thaci 3” që shpresojmë ta fitojë këtë verë. Arsye e dytë është që të jap nje model të ri në politikë, një politikane e cila do i pervesh duart, do punoj me koken e vet, e cila të mos jetë nje orë,se eshtë mire te jesh orë kur je i skatë ,i shpejt dhe i pandalshem, por jo ore që kurdiset nga dikush tjetër,se ne kemi shumë skeptikë në Kosovë se prurjet e reja janë vegla të lidereve partikë, pa marrë parasysh ku shkojnë. Partia Demokratike e ka treguar se nuk është e tillë se ajo ka fytyra të reja dhe une dua të vazhdoj këtë punë ta bej më ndryshe, të jap gjthë eksperiencen time, ta shkrij, për nje arsye,per qytetaret e këtij vendi.Ilva Tare: Një gjë është e sigurt që nuk do të keni problem me median dhe me komunikimin publik se ju shoh shumë të përgatitur dhe të shkathët për ta bërë këtë.Margarita Kadriu: Faleminderit!Ilva Tare:  Unë e kuptoj qe nuk ju vjen mirë të jeni thejsht një imazh që i duhet PDK pas dy mandateve në qeverisje të ngarkuar edhe me akuza për korrupsion, dhe e kuptoj pse ju kanë pranuar, po ju pse e pranuat PDK dhe propozimin e Thaçit?Margarita Kadriu: Une iu bashkangjita misionit te ri te PDK, misionit të kreut te ri te PDK, të zotit Hashim Thaçi, i cili nëse krahasohet me partitë e tjera është si dita me natën. Për herë të parë po krijohet një mision i tille ku fokus është zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, përmes fondit për punës dhe shumë gjëra të tjera që kanë qeën të panjohura që nuk jan propozuar nga asnjë parti politike, në kushte normale një opozitë do duhej të ofronte diçka ate tille dhe kryeministri Thaçi edhe pse ka qenë në detyra,ka gjetur kohën dhe energjienë që të krijoj nje program të tillë ,një mision të tillë që Kosovën ta bejmë një vend atraktiv për investitoret vendorë dhe nderkombetarë.Ilva Tare:  Më thatë pak më parë që ju do të jeni një ore që nuk kurdiset nga të tjerët, a ka shumë orë politikane te tilla në Kosovë?Margarita Kadriu: Kjo është çështje individuale, varet nga karakteri i njeriut, nuk mund të them ky apo ai, me rëndësi është të dimë për politikanët që janë me kohë të gjatë në skenat politike ,të dimë është apo jo i kurdisur. Nuk komentoj askënd, mirë është të dimë të japë këtë model, po qe se krahason prurje te tjera, ta lesh biznesin tënd që kam patur për 17 vite, unë po e le atë, që për këte mandat të fokusohem 100 %, të jap gjithë potencialin, energjinë që Kosova të mos vazhdoj të jetë jo atraktive per investitoret e huaj , me defiçit tregtar, por ne të thithim investimet dhe te hapim vendet e reja të punës.Ilva Tare: Nuk mendoni se lë shije të keqe në publik fakti që biznesi hyn në politike me deshirën për të kontrolluar politikën dhe vendimmarrjen?Margarita Kadriu: Absolutisht jo,në rastin konkret unë kam udhëhequr gazeten Kosova Sot e cila shquhet pr politikën e vet editoriale të pavarur. Sot ka qenë dita ime e dytë në PDK dhe ne faqen e parë ka goxha kritika për qeverinë. Ne "Kosova Sot" kur ëeshtë hapur nuk është hapur që Margarita të hyjë në politikë, është hapur që te jetë në funksion 100% të qytetarëve kosovarë, ajo do vazhdojë misionin e pandalshëm, pavarësisht nëse Margarita do jetë ne qeverie. Me rëndesi është që "Kosova Sot" t’i shërbejë qytetarëve.”Kosova Sot” ka mbi gjysmën e tregut dhe ne nuk do e humbim qytetarin ëer një post politik.Ilva Tare:Jeni shkëputur realisht apo edhe me letra nga Kosova Sot?Margarita Kadriu: Jam shkeputur 100%,nuk jam dukur fare, nuk e kam ndërmend të merrem, është vendosur ushtruesi i detyres.Ilva Tare:Në botën virtuale, me teknologji të zhvilluar, gjërat bëhen dhe më smartfon, s’ka nevojë të dukesh në redaksi…Margarita Kadriu: Bëhen…por në Kosovë, njerëzit që me njohin e dine që unë jam shumë principale,unë kam principe që më kushtojnë shpeshherë,por nuk heq dor prej tyre.Ilva Tare: A nuk mendoni se do të dëmtohet biznesi juaj , duke u shfaqur si pale tashme, pavarsisht se nuk jeni më?Margarita Kadriu: Nuk do demtohet,sepse biznesi,në kete rast Kosova Sot,ajo ka lenë, do të thote është botuesi,un nuk jam botuese,kam qenë drejtoreshe dhe kryeredaktore, eshtë caktuar personi tjeter,gazetaret dhe redaktoret e dinë shumë mirë, janë lajmeruar nga botuesi, se politika editoriale nuk ndryoshon as 0.1 %.Ilva Tare: Si e priten hyrjen tuaj në postin e nenkryetares së PDK, opinion publik, familjaret, miqtë?Margarita Kadriu: Kisha shumë telefonata, sidomos ne FB, se siç e thatë më herët, jeta tashme është bërë shumëv irtuale, kisha goxha përkrahje, se po e shohin se hyrja ime në politikë, kapaciteti im, ekperiencën të cilën e kam krijuar,ta mbart këtu. Une jam goxha kokëfortë,nuk lëshoj pe,andaj shpresojmë dhe besojmë…Ilva Tare: Politika është arti i kompromisit…do ta keni veshtirë të silleni duke mos leshuar pe?Margarita Kadriu: Absolutisht, por unë nuk do shkoj për të vigjituar,do shkoj për të leviz gjërat, po qe se mendoj se do vegjetoj,unë nuk do mbetem në politike ,për këte kam përkrahejne e kreut te PDK i cili bashkë me kryesinë me kanë dhënë postin e nenkryetares, për të berë këto ndryshime që koniderohen të nevojshme për shoqerinë kosovare.Ilva Tare: A pati debate Brenda PDK për marrjen e postit të numrit dy pas zotit Thaçi?Margarita Kadriu: Kjo ka shkuar në proçedurë të rregullt,që do të thotë se kryesia e PDK, e ka vendosur, kanë votuar. Kryeministri Thaci tha se nuk kam parë ndonjëherë që të gjithë të shprehen pozitivisht për një njeri që nuk ka qenë fare në PDK. Ata e kanë konsideruar si një pasuri, si nje vlerë. Në rastin kur iu jam bashkangjitur, edhe ata ma kanë mundësuar, më kanë kurorëzuar me këte ofertë, me postin e nenkryetares. Duke qenë të sigurt se gjerat duhen ndryshuar, sidomos në Kosovë është duke u bërë shumë, për çështjen e gjinise femërore. Ai ka thenë se ne kabinet do i ketë gjysmat femra, por jo femra figura ,por që kanë tru dhe që do e fusin në funksion. Kjo duhet çmuar, për herë të parë në Kosovë po e bën Thaçi.Ilva Tare: "Prurja është interesante por vendimi për ta bërë menjëhërë nënkryetare tregon autoritarizëm të lehtë". Kështu ju ka komentuar Shkëlzen Maliqi. Ju si i përgjigjeni kësaj kritike.Margarita Kadriu: Ky është koment, kjo është demokraci dhe unë respektoj vendimin e z. Maliqi, mirpo në rastin tim konkret janë respektuar proceduart, status ii PDK dhe duke qenë 16 vite ne media unë çmoj mendimet që nuk me pëlqejnë. Ky është mendimi i lirë.Ilva Tare: “Në gazetën e saj e ka kritikuar PDK, tash i duhet të tradhëtojë vetëveten duke u bërë pjesë e saj” ka shkruar Astrit Gashi?Margarita Kadriu: Absolutisht nuk mund të bëhet për një tradhti, gazeta Kosova Sot do të vazhdojë të kritikojë këdo kë është në qeveri pa marrë parasysh nëse është Margarita Kadriu në të apo jo.Ilva Tare: Pse morët përsipër të bëheni pjesë e PDK, duke marrë gjynahet e PDK që ka bërë gjatë qeverisjes dhe i njihni ju gabime Hashim Thaçit?Margarita Kadriu: Njeri perfekt nuk. Askush nuk është mbi ligjin. Kush shkel ligjin do të inkurajoj gjykatën që ta çojë para bankës së të akuzuarve. Korrupsionin e lufton prokuroria dhe gjykata. Nuk e lufton Kryeministri. Nëse gjyqtarët nuk e bejnë punën e tyre atëherë korrupsionin do të rritet. Edhe kryeministri duhet të çojë fakte.Ilva Tare: Ka një diference se ku ndryshon partia juaj nga ato të tjerat?Margarita Kadriu: Ka sepse programi ynë është i konkretizuar i zbërthyer deri në pikat më të imta. Në partitë e tjera thuhen shumë premtime por nuk kanë asnjë gjë konkrete. Thaçi prezantoi edhe programin për punësim dhe të gjithë u shprehën të entuziasmuar sepse fondi për punësim do të ndihmojnë bizneset sin ë të gjithë vendet e Europës.Ilva Tare: Pavarësisht bashkëpunimeve mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, odave tregtare, megjithatë shkëmbimi tregtar është i vogël. Si e komentoni ju këtë?Margarita Kadriu: Shkëmbimi tregtar le shumë për të dëshiruar. Në gjithë këto vite nuk kemi shfrytëzuar që të bëjmë shumë gjera në fushën e ekonomisë. Janë nis hapat e para, por pres që kjo punë të intesifikohet dhe të bëhet punë konkrrete.Ilva Tare: Po i afrohemi zgjedhjeve. Pse votuesit duhet të votojnë për PDK?Margarita Kadriu: Arsyeja pse duhet të votohet është kjo. PDK me programin e ri që ka do ta cojë këtë shtet përpara. Thaci e ka përgatitur me zell këtë program. Fokusi do të jetë punësimi dhe hapja e vendeve të reja të punës.Ilva Tare: Cili do të jetë koalicioni i ardhshëm i PDK?Margarita Kadriu:  Është herët për të folur sepse PDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike. Do të shohim kush do të kalojë pragun electoral, do të shikohen edhe rezultati dhe më pas do të veprohet.Ilva Tare: Faleminderit qw ishit sot në Tonight dhe ju uroj suksese dhe ta ruani entuziazmin e politikwës edhe pasi të jeni bërë pjesë e saj.Ilva Tare: Pa dyshim, dhe unë ju falenderoj dhe ju uroj suksese