Turqia në zi kombëtare, Erdogan qëllon protestuesin me grusht
Ndërsa Turqia ka hyrë në ditën e dytë të zisë kombëtare në ndër të 283 viktimave, që humbën jetën në minierën në qytetin Soma, kërkimet për të mbijetuar apo për trupa të tjerë vijojnë.Sipas autoriteteve zyrtare turke, qindra persona të tjerë dyshohet se kanë mbetur ende në brendësi të minierës, por me kalimin e orëve shpresa sa vjen e venitet.. Sindikatat në Turqi zhvilluan një grevë një ditore, fjala kyç e të cilës ishte privatizimi i sektorit të minierave, ku kushtet e sigurisë mungojnë tërësisht.Mijëra persona dolën në rrugë në shumë qytete te Turqisë. Në Ankara, të paktën 3000 persona marshuan në Ministrinë e Punës. Në Stamboll, shumë njerëz protestuan në sheshi Taksim, një vit më parë arenë e revoltës anti-qeveritare. Në Izmir, policia përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit kundër 20 mijë personave që protestuan në rrugët e këtij qyteti, i treti për nga madhësia në Turqi. Izmiri ndodhet 120 km nga Soma.Protesta pati edhe në Bursa, Antalia, Diarbakër dhe qytete të tjera. Të enjten në Soma qëndroi presidenti turk, Abdullah Gyl -pasi takoi minatorët e plagosur dhe pasi vizitoi skenën e tragjedisë -u bëri thirrje turqve te qëndrojnë të bashkuara në këto kohë të vështira".Por duket ajo që sot përbën lajm është një video që qarkullon në rrjetet sociale, në të cilën duket kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan në qytetin perëndimor të Somas, i cili pasi u prit me kritika, revoltime dhe fishkëllima nga qytetarët, shumica të afërm të viktimave, dyshohet ka qëlluar me grusht njërin nga protestuesit.Pamjet filmike janë të errëta, sa është e vështire të përcaktohet çfarë ndodhi. Pra nuk është e qartë nëse grushti i drejtohet dikujt apo thjesht është ngritur në shenjë revolte. E përditshmja turke "Hyrriet" raporton se partitë opozitare nxituan të kritikojnë Erdoanin, madje disa e akuzuan se veprojë paturpësisht!Gjithashtu u publikuan edhe pamje të këshilltarit të tij Jusel Jerkel që qëllonte me shkelma një prej protestuesve në qytetin Soma, pas tragjedisë në minierë ku humbën jetën 282 persona- është shndërruar në simbolin e revoltës kundër qeverisë turke.
(Në foto Jusel Jerkel qëllon me shkelma një prej protestuesve në qytetin Soma)Qeveria akuzohet se refuzoi hetimin parlamentar për incidentet në minierat e Somas, ku sipas zyrtarëve janë kryer rregullisht kontrollet; i fundit ishte në muajin Mars. Në momentin kur ndodhi shpërthimi, të paktën 787 minatorë ndodheshin nëntokë./nzh/oranews online/