Deputetja e PD, Eleina Qirici: Kryeministri duhet të drejtojë shtetin dhe jo veten

“Kryeministri duhet të drejtojë shtetin dhe jo veten”, kështu është shprehur deputetja e Partisë Demokratikë për Qarkun e Korçës, Eleina Qirici për Ora News.Përballë gazetarit Nertil Agalliu, ajo ka folur për dy kauza të mëdha që kanë rënduar qeverinë në këto tetë muaj, armët kimike dhe implikimi në trafikun e drogës së Divjakës.E pyetur për protestën e sotme ajo e ka cilësuar atë si një ditë të madhe për qytetarët shqiptarë."Kemi parë mediat, reagimet në rrjetet sociale dhe ajo që duhet thënë është se qeveria duhet të japë argumenta, është e papranueshme që qeveria nuk jep argumenta bindëse”, ka shtuar deputetja Eleina Qirici.Sipas saj, mungesa e trasparencës, hedhja e fajit opozitës dhe dhunimi i medias së lirë , në raste kaq të rendësishme politike, e cënojnë qeverisjen shqiptare“Ai që është në mazhorancë ka të drejtën e llogari dhënies.Deputetja Qirici ka theksuar se në këto tetë muajve ka patur dhunim të institucioneve, blerje të votës dhe kjo gjë sipas saj nuk e nderon mazhorancën.“Ata u tallën, u tallën duke e quajtur mushkonjë, të thuash hajde të përshëndesim spërkatjen e mushkonjave, sikur ky ishte problemi kryesor i Shqipërisë, u krijua një skenar që do e quaja fantastiko- drogist. Kjo mazhorancë duhet të beje detyrën për atë qe e ka votuar populli, ne s’mendonim qe do benin kaq gabime, 80 gabime”.Më tej ajo ka theksuar se kësaj mazhorance çdo gjë i hyn nga ajri dhe se protesta e sotme popullore e zuri për gryke Kryeminitrin Edi Rama.Mungesa e trasparencës, hedhja e fajit opozitës dhe dhunimi i medias së lirë , në raste kaq të rendësishme politike e cënojnë qeverisjen shqiptare”, ka shtuar deputetja e Qarkut të Korçës.Gjatë fjalës së saj ajo ka folur për dy kauza të mëdha që kanë rënduar qeverinë në këto tetë muaj, armët kimike dhe implikimi në trafikun e drogës së Divjakës.Deputetja Eleina Qirici ka akuzuar qeverinë për dhunim të institucioneve shtetërore, për shkelje të statusit të nënpunësit civil dhe pretendimin për luftën ndaj informalitetin.“Personat e emeruar jo profesionalist, por klientelist.E pyetur nga gazetari për marrjen e statusit kandidat në muajin qershor, deputetja Eleina Qirici beson se është e vështirë, por ka theksuar se, “opozita do të lobojë fort”.