Odiseja për të gjetur punë si hidraulik në Shqipëri

Të gjesh punë në zanat sot, hidraulik ose elektriçist është shumë e vështirë. Edhe pse qeveria po trumbeton dhe kërkon të nxisë rritjen e arsimit profesional për zanate të tilla sot nuk ka treg pune.Kamera e emisionit “Alarm”, në Ora News, një vit më parë, konkretisht më datë 20 Mars 2013, në kohën kur ishtë në pushtet qeveria e Berishës, ka qenë në qendër të Tiranës, te “Ushtari i Panjohur”, aty ku grumbullohen të papunët. Hidraulikët aty ishin në kërkim të një pune, por askush nuk kujtohet që ata t’i marrë dikush në punë.Më datë 20 Maj 2013 në një takim elektoral që kryeministri Edi Rama pati në Vlorë, në atë kohë vetëm kreu i PS, tha se në vendin tonë nuk gjen dot një hidraulikë apo elektriçist.“Për nxënësit e shkollave të mesme duhet të ketë dy rrugë. Universiteti për ata që e meritojnë dhe që duan të bëjnë studime të larta dhe zanati për të tjerët. Se sot ne kemi numrin më të madh të juristëve për kilometra katror në Europë. Por po të kërkosh një elektriçist zor se e gjen, hidraulike nuk diskutohet”Një vit pasi kamera e “Alarm” ishte të “Ushtari i Panjohur”, sot, (15 mars) ka qenë në Zyrat Rajonale të Punësimit në Tiranë, që Erjon Veliaj dhe Edi Rama bëjnë thirrje që të shkojnë të aplikojnë.Në Zyrat e Punësimit, gazetarët janë  paraqitur si dy hidraulikë me eksperience pune dhe shkollë profesionale. Por përgjigja që kanë marrë ka qenë: Nuk ka vende të lira për hidraulik apo elektriçist.Ja biseda. Gazetari, aplikues për punë, dhe punonjësja e Zyrës së Punës:Punonjësja: Po çuniGazetari 1: Desha të aplikoj për punë. Këtu mund të aplikoj për punë?Punonjësja: Çfarë njësie je?Gazetari 1: Njësia 4Punonjësja: Katra. Për çfarë punë interesoheni?Gazetari 1: Une kam mbaruar shkollën profesionale për hidraulik, prandaj interesohem të filloj punë në profesionin tim.Punonjësja: Për momentin neve nuk kemiGazetari 1: Për hidraulik nuk ka për momentin?Punonjësja: Nuk kemi.Gazetari 1: Po ndonjë punë tjetër çfarë ka të lirëPunonjësja: Është një firmë që kërkon çuna për bobinaGazetari 1: Bobinazh?Tentativa e dytePunonjësja: Po.Gazetari 2: Dua të aplikoj për punë si hidraulik, kam mbaruar shkollën profesionale tek Karl Gega.Punonjësja: Për hidraulik nuk kemi ndonjë gjë për momentin.Gazetari 2: Po çfarë ka ndonjë gjë tjetër?Punonjësja: Kemi elektro-mekanik.Punonjësja: Ke mbaruar shkollën elektrike ose elektro-mekanike? Se e dua me Harri Fulls?Gazetari 2: Me Harri Fulls elektro-mekanike?Punonjësja: Kemi 5 vende të lira punë në një fabrikë makaronash.Gazetari 2: Më shumë kam punuar me hidrauliket.Punonjësja: Me hidraulike nuk kemi gjë.