Mrekullia, fëmija i shpëton rënies nga kati i 11-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2014, 17:37
Mrekullia, fëmija i shpëton rënies nga kati i 11-tëE çuditshme por e vërtetë. Musa Dajib, 1 vjeçari nga Mineapolisi në SHBA fatmirësisht ka shpëtuar pas rënies nga kati i 11. Ai ka rënë përmes rrethojave të tarracës. Fëmija ka mbërritur në spital vetëm me duar të thyera dhe është vendosur në aparatin për frymëmarrrje, por pritet që t’i mbijetojë rënies, raporton BBC.Mjeku ka thënë se fëmija ka mbijetuar për faktin se është ende shumë i vogël dhe ka rënë në tokë të butë. Sipas tij, fëmijët janë elastik në krahasim me të rriturit dhe shumë vështirë iu thyhen eshtrat.Prindërit e tij janë shokuar dhe nuk mund të flasin ndërsa ndërsa ende nuk besojnë në këtë mrekulli.