Fier, ekzekutohet me 13 plumba, për vrasjen e kryer nga djemtë e tij
Fier- Pak orë pas vrasjes së pronarit të një biznesmeni Agron Ymeri policia deklaron se vrasja mund të ketë motive konfliktin e vjetër që mund të ketë lidhje me një vrasje ku janë përfshirë djemtë e tij.51 vjeçari u gjet i ekzekutuar me 13 plumba brenda në makinën e tij e cila ishte parkuar në parking në qendër të qytetit mëngjesin e sotëmViktima, Agron Ymeri, 51 vjeç u gjet i vrarë nga roja i parkingut brenda në makinë, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Në orën 10:15 policia dhe autoritetet mjekësore kanë nxjerrë trupin e viktimës nga makina për ta dërguar në morgun e spitalit rajonal të Fierit për t'ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.Dy djemtë e tij u akuzuan për vrasje por u liruanPolicia dyshon se vrasja ka lidhje me një konflikt që ka nisur 4 vjet më parë dhe ku ishin përfshirë dhe djemtë e tij. Më 10 gusht 2010 Eni Veshi dhe Lorenc Buzi kanë tentuar të vrasin djalin e viktimës, Juljan Ymeraj.Për këtë tentativë vrasje, ata u dënuan me kusht. Një vit më pas më 31 tetor 2011 Juljan Ymeraj dhe vëllai i tij dyshohen se kanë vrarë Koli Veshi dhe kanë tentuar të vrasin djalin e tij, Eni Veshi.Për këtë ngjarje policia arrestoi si autorë të dyshuar Juliani dhe i vëllai, por me vendim nr. 304 datë 30.09.2013 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ata janë deklaruar të pafajshëm dhe janë liruar, ndërsa Prokuroria ka kërkuar për secilin prej të dyshuarve nga 25 vjet burg. Ky vendim është apeluar nga Prokuroria e Rrethit Fier. Policia thotë se janë duke u kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për të cilën ka të dhëna se si autor i dyshuar i saj është shtetasi Eni Veshi.DeshmiaForcat e policisë kanë gjetur 13 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e vrasjes, ndërsa roja i parkingut pritet të merret në pyetje.Njoftimi i policisëNë lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Fier, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Agron Ymeraj, 51 vjeç, banues në Fier, strukturat policore janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e sajDyshohet se viktima është qëlluar për shkak të disa konflikteve të mëparshme.Në datë 10.08.2010 shtetasi Eni Veshi dhe shtetasi Lorenc Buzi kanë tentuar të vrasin shtetasin Juljan Ymeraj (djali i viktimës Agron Ymeraj).Për këtë tentativë vrasje, ata janë dënuar me kusht. Në datë 31.08.2011 shtetasi Juljan Ymeraj dhe vëllai i tij dyshohen se kanë vrarë shtetasin Koli Veshi dhe kanë tentuar të vrasin djalin e tij, shtetasin Eni Veshi.Për këtë ngjarje janë arrestuar si autorë të dyshuar Juliani dhe i vëllai, por me vendim nr. 304 datë 30.09.2013 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, janë deklaruar të pafajshëm dhe janë liruar, ndërsa Prokuroria ka kërkuar për secilin prej të dyshuarve nga 25 vjet burg.Ky vendim është apeluar nga Prokuroria e Rrethit Fier.Janë duke u kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për të cilën ka të dhëna se si autor i dyshuar i saj është shtetasi Eni Veshi.