Dënim me vdekje se u konvertua në të krishterë

Një grua është dënuar me vdekje nga një Gjykatë suedeze, pasi ka braktisur fenë islame dhe është konvertuar në kristiane.Në arsyetimin e vendimit, gjykatësi i ka thënë gruas: “ Ke vetëm tre ditë kohë të tërhiqë sh mbrapsht këtë vendim, por ti në fakt këmbëngul për të mos u kthyer tek islami”.“Unë të dënoj me vdekje”Të menjëhershme kanë qenë reagimet nga ambasadat e huaja dhe nga grupet e të drejtave të njeriut, të cilat i kanë kërkuar Sudanit, të respektojë të drejtën e saj për të zgjedhur besimin që dëshiron.Sipas mediave lokale, vendimi mbi gruan shtatzënë, do të ekzekutohet dy vjet pasi të lindë fëmijën e saj.Sudani ka një popullsi me shumicë muslimane, e qeverisur pikërisht nga ligji islamik.Gjykatësi e ka dënuar gjithashtu me 100 goditje me kamzhik, pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore.Pjesë e dënimit ka qenë edhe tradhëtia ndaj fesë sipas gjykatësit të çështjes, pasi ajo është martuar me një burrë të krishterë.Më herët, përpara se juria të merrte vendimin, një klerik islamik foli për rreth 30 minuta me gruan, në përpjekje për t’i mbushur mendjen që ajo të ndryshonte qëndrim.Menjëherë pas kësaj bisede, gruaja e re në moshë, u drejtua nga gjykatësi dhe theksoi:“ Unë jam e krishterë dhe kurrë nuk kam kryer tradhëti”.Organizata “Amnesty International” ka bërë të ditur se gruaja e quajtur Meriam Ibrahim Ishag, ishte në muajt e fundit të shtatzanisë dhe se duhet liruar menjëherë.Gjatë dhënies së vendimit, gjykatësi i komunikoi asaj vendimin nën emrin musliman, Adraf ah Hadi Mohamed Abdullah.Meriami u konvertua në të krishterë dhe u martua me një të krishterë nga Sudan i Jugut.Ajo është rritur sipas rregullave të Kishës Ortodokse, sipas fesë së të ëmës, ndërsa i ati ishte musliman.Gruaja është njohur me akuzat ndaj saj në gusht të 2013-ës ndërsa në shkurt të këtij viti, ndaj saj u ngritën zyrtarisht akuzat për braktisje dhe tradhëti ndaj fesë islame, pasi ajo deklaroi publikisht se është e krishterë dhe jo muslimane.