Korçë, PS merr këshillin e qarkut, PD: bleu 4 këshilltarët tanë
Korçë-Këshilltarët e Partisë Socialiste shkarkojnë me 37 vota pro kreun e këshillit të qarkut, Landi Gushi (Në foto) i cili ishte përfaqësues i Partisë Demokratike. Në vendin e Gushit të majtët zgjedhin me 36 vota pro kryetaren e re të Këshilli, Irena Nikaj. Ndërkohë Partia Demokratike nuk mori pjesë në procesin e votimit. Shkarkimi i tij është bërë me 39 vota të këshilltarëve socialistë, pjesë e së cilës iu bashkuan edhe 6 vota të këshilltarëve të PD-së që sot kaluan me PS. Ndërkohë që opozita nuk mori pjesë në votim. Dy prej këshilltareve të djathtë të komunes Miras në Devoll te cilet bashkuan votat me PS jane larguar nga mbledhja pasi sipas tyre ata ishin kercenuar me jetë nëpermjet telefonit.
“Ka një informacion që dy këshilltarëve të djathtë të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen e këshillit të qarkut të thirrur nga ana jonë, u është bërë presion nga element të ndryshëm. Unë mendoj që organet kompetente duhet të bëjnë punën e tyre, ne gjendemi pranë këtyr këshilltarë, pasi flasim për një vend të lirë, demokratik dhe nuk e kuptoj si mund t’i bëhët presin dy këshilltarëve të anëtarëve të qarkut të rrethit Devoll. Nuk mund të them që janë kthyer pjesë e së majtës por kanë qenë pjesë e mbledhjes. Janë njoftuar të gjithë dhe ata kanë qenë. Në momentin që filloi votimi është thënë që është bërë presion. Organet kompetente le ta shikojnë problemin dhe le të marrin masa”, tha Gëzim Topçiu, kryetar i grupit socialist.Ndërkohë një tjetër këshilltar i djathtë njëkohesisht kreu i komunes Moglicë i cili u bashkua me Partine Socialiste, deklaroi se nuk e ka bërë këtë gjë për favore politike por me vullnetin e tij të lirë dhe në të mirë të atyre që e kanë votuar.“Me vullnetin tim të lirë kaloj në subjektin e Partisë Socialiste, duke përfaqësuar këtë subjekt në të ardhmen, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet përkatëse” u shpreh këshilltari.I pyetër për votat e marra nga elektorati i djathtë, këshilltari i shpreh se “unë jam përfaqësuesi i të gjithë basnorëve dhe jam në shërbim të tyre”Pak para mbledhjes së këtij keshilli deputeti demokrat, Edmond Spaho akuzoi koalicionin e majtë se ka blerë këshilltarët e Partise Demokratike siç beri në zgjedhjet bashkiake duke cënuar kështu rëndë themelet e demokracise.“PS dhe LSi vazhdojnë maskaradën e blerjes së votave duke deformuar vullnetin e votuesve në zgjedhjet e fundit lokale. Pas përdorimit të parave në zgjedhjet e 23 qershrit dhe blerjes së votave në muajin nëntor për zgjedhjet e bashkisë Korçë, radha i ka ardhur ndryshimit me mjete joligjore vullnetit të zgjedhësve në qarkun e Korçës. Këshilli i qarkut Korçë ka 38 këshilltarë përfaqësues të PD dhe aleatëve të saj ndaj 33 këshilltarëve përfaqësues të PS dhe aleatëve të saj. Katër këshilltarë të djathtë të qarkut, 3 nga të cilët kryetar komunash të PD të zgjedhur me votë në zgjedhjet lokale të vitit 2011 deformojnë vullnetin e zgjedhësve duke ndryshuar balancën për zgjedhjen e kreu të qarkut Korçë nëpërmejet presioneve dhe ofrimit të përfitimeve personale. Ky operacion pa dinjitet dhe i pështirë është kryer me miratimin dhe udhëzimin e dyshes Rama-Peleshi. Ky rast është shkatërrimi i themelieve të demokracisë” deklaroi Spaho.Këshilltarët që kanë kaluar me Partinë Socialiste janë kreu i Komunës Moglicë, Afrim Beqiri; kreu i Komunës Qendër në Leskovik, Dhori Bregu; kreu i Komunës Çlirim në Kolonjë Arjan Dhimo, Andon Hyska këshilltarë nga Devolli, Gavril Hyska Këshilltar i Komunës Mollaj dhe Alketa Zace Këshilltare në Komunën Miras në Devoll