Matura 2014, sot testimi i gjuhës së huaj, maturantët: I thjeshtë, s'kishte nevojë për kopje

Testi i parë i provimit të detyruara të Maturës Shtetësore, ai i gjuhës së huaj ka kaluar me optimizëm për maturantët.Ata thanë se ishte i thjeshtë dhe u motivuan edhe për provimet e tjera të maturës.Ky test ishte një risi sepse për herë të parë është si provim i detyruar.Maturantët e nisën testin në orën 10.00 dhe disa prej tyre përfunduan përpara orarit përfundimtar, pas orës 12.00. të pyetur për penalitet apo problem të tjera gjatë testimit, maturantët thanë se "nuk kishte nevojë për kopje pasi kishin njohuri të mjaftueshëm në gjuhën e huaj." Ky testi kishte 25 pyetje, ku vlerësimi maksimal ishte ai i 50 pikëve. Provimit iu nënshtruan në total mbi 51.000 maturantë ku 45.000 janë maturatë e këtij viti. Ky provim do të pasohet nga ai i Gjuhë Letërisë më 30 maji, ai i Matemaktikës në 9 qershor dhe i provimeve me zgjedhje 16-18 qershor.Çdo maturant ka të drejtën e tërheqjes së një kopjeje të provimeve, por nuk do të rishikohen dhe nuk do të ketë rivlerësim note, pavarësisht pretendimeve të maturantëve nota do të jetë e pandryshuar.Korigjimi i testeve do të kryhet nga mësuesit e shkollave përkatëse. Korigjimi do të bëhet sipas skemës së përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) e cila gjatë ditës së sotme do të shpallë edhe skemën e vlerësimit të testit për gjuhët e huaja që kanë qenë provim i detyruar mature./nzh/oranews online/