Tragjedia në Turqi, Erdogan humbet kontrollin, qëllon protestuesit
Dita e parë e zisë kombëtare në Turqi është shoqëruar me protesta masive dhe një grevë të përgjithshme të thirrur nga sindikatat. Ndërsa nurmi i minatroëve që humbën jetën në minierën e Somas ka shkuar në 282, familjarët kanë kryer gjatë ditës ceremonitë mortore për të njerëzit e tyre.Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugë në qytete te ndryshme ne te gjithe vendin, ku protestat janë shoqëruar edhe me akte dhune.Në Izmir janë shënuar perleshje ndërsa epolicia ka perdorur gaz lotsjellës s per te shperndare rreth 2 mije persona qe protetsonin neper rruget e qyteetit. Ndërkohë më shume se 3 mijë të tjerë kanë marshuar në Ankara drejt Ministrisë së Punës, protesta ka patur edhe në StambollProtetsuesit kanë fajësuar kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan për tragjedinë e minierës, pasi sipas tyre privatizimi i sektorit minerar ka bërë kushtet e punës më të rrezikshme. Më shumë se 5,000 protestuesit thonë se do të qëndrojnë në sheshet e qyteteve, ndërkohë që shumë të tjerë janë arrestuar. Por ajo që ra në sy në lajmet e mediave ndërkombëtare ishte vidoeja e një dite më parë, ku kryeminsitri Erdogan u detyruar të strukej në një dyqan për t’i shpëtuar zemëratës së protestuesve në Soma.Në video, ku pamja nuk është shumë e qartë, mediat thonë se kryeminsitri ka qëlluar me pëllëmbë një nga proetstuesit.Ndërkohë që në televizione u shfaqën edhe foto ku truproja të erdoganit qëllonin me shqelma protesuesit.Ndërkohe presidenti turk, Abdullah Gul ka vizituar skenën e katastrofës. Edhe ai është pritur me protesta por situata ka qenë më e qetë sesa ajo e një dite më parë. 282 minatorë janë zyrtarisht të vdekur nga aksidenti që ndodhi pasditen e së martës, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë për dhjetëra minatorë të tjerë që kanë mbetur nën thellësinë 2 mijë metra, por shpresat për të mbijetuar janë të pakta.