Maqedoni, Kuvendi pa marrëveshje për buxhetin

RDK ka theksuar se projekt-buxheti 2013 është problem edhe për shqiptarët dhe se kjo parti ka propozuar mbi 400 amendamente.Deputeti i RDK (Rilindja Demokratike Kombëtare), Izet Zeqiri ka deklaruar se partia e tyre nuk heq dorë nga amendamentet e propozuara dhe se me ndërhyrjen e tyre kërkohet 85 milion euro për investime në zonat shqiptare.“Ne si RDK mendojmë se është i kotë defokusimi i opinionit se gjoja buxheti varet vetëm nga LSDM-ja. Buxheti i RM-së varet nga RDK-ja me 400 amendamente të palexuara dhe të padiskutuara. Ne ju paralajmërojmë, edhe njëherë ju përkujtojmë se asnjë germë nga amendamentet tona nuk do ti tërheqim, por ne në amendamentet tona kërkojmë mbi 85 milion euro pozicione të buxhetit me të cilat do të realizohen investime në sfera të ndryshme në Maqedoninë veri-perëndimore”, ka theksuar deputeti Zeqiri.Edhe PDSH-ja ka bërë të ditur se ka propozuar mbi 200 amendamente, që gjithashtu kanë të bëjnë me projekte të shqiptarëve dhe evitim të diskriminimit.“Ne si grup parlamentar i PDSH-së kemi dorëzuar një numër të amendamenteve që paraqesin kërkesa reale të shqiptarëve dhe paraqesin pasqyrën e diskriminimit që u bëhen shqiptarëve nga ana e Qeverisë VMRO dhe BDI”, deklaroi nënkryetari dhe deputeti i PDSH-së, Imer Aliu.Në takimin konsultativ të nxitur nga kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për zhbllokimin e krizës rreth projekt – buxhetit 2013. Partitë janë dakorduar që të mërkurën të vijojnë konsultimet dhe të miratohet buxheti në një procedurë të përshpejtuar duke përfshirë edhe disa amendamente të opozitës. Deputetët e LSDM kanë theksuar se nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për zhbllokimin e situatës